Urime e përgëzime Radios-Kosova e Lirë në çerek-shekullin e saj nga bashkëpunëtorët, dëgjuesit e shfletuesit e faqes zyrtare III

Xhavit Jashari: Lajmëtari i lirisë!

Sot shënon 25 vjetorin e themelimit Radio “Kosova e lirë”.

E themeluar në flakën e luftës së lavdishme të UÇK-së, e kalitur në frontet e rezitencës për liri, Radio “Kosova e lirë”, zë kushtrimi dhe shprese.

Vala që shpërndau të vërtetën për luftën e lavdishme çlirimtare, Radio që dëshmoi për rezistencën dhe luftën e UÇK-së, nga vijat e para të frontit.

Zëri që u bë synonim i “pushkëve të luftëtarëve të lirisë”.

Krisma që largoi terrin informativ nga etri i qiellit të Kosovës.

Jehona që shpërndau lajmin për ardhjen e lirisë dhe kapitullimin e forcave ushtarako-policore serbe.

Lajmëtari i fitores.

Gëzuar përvjetori i themelimit!

 

Fatmir Limaj:  “Në janarin e ftohtë të vitit 1999, nisi punën ‘KosovaPress’ dhe ‘Radio Kosova e Lirë’.

Mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që në kushte aspak të lehta bënë të mundur të transmetojnë atë që po ndodhte asokohë në Kosovë.

‘Radio Kosova e Lirë’ dhe ‘KosovaPress’ me raportimet e tyre u dhanë forcë e moral të gjithë luftëtarëve të UÇK-së gjatë gjithë kohës.

‘Radio Kosova e Lirë’ dhe agjencia ‘Kosova Press’ i kanë dhënë zërin meritor pushkëve të lirisë, që me zë e shkrime ta njoftojnë opinionin e brendshëm e të jashtëm për luftën e drejtë e çlirimtare të popullit e ushtrisë së tij.”

 

Ahmet Isufi25 vjet ,,Radio Kosova e Lirë’’

Një çerek shekulli më parë, në orën 16:oo, filloi jehona nga fronti i luftës ,,Ju flet Radio Kosova e lirë”!

Radio që transmetoi ngjarjet e betejave të lavdishme të luftës, për të frymëzuar popullin për liri.

Falënderim i veçantë bartësve dhe themeluesve të ,,Radios Kosova e Lirë’’ që edhe sot e mbajnë gjallë frymën e lirisë.

Urime!

 

Sami QeriqiZëri më i ndëgjuar ndonjëherë në Trojet Shqiptare

Ju fletë Kosova e Lirë

 

Flora Jahiri Ademaj – Urime për Radio Kosovën e Lirë, një zë i lindur gjatë kohërave të vështira për të shpërndarë dritë në errësirën e luftës!

Fjalia që ka mbetur në mendjen e të gjithë qytetarëve është ajo:

JU FLET KOSOVA E LIRË

 

 

Xhavit Bungu-Vërtet zëri i lirisë! Zëri i trimave të UÇK_së që ky medium vetëm që i dha jehonë edhe më të madhe.

Afrim Hysenaj- #Ju_flet_Kosova_e_lirë!

04 janar 1999-04 janar 2024

Një za nga nëntoka e Kosovës u ba zani i shpresës dhe lirisë së popullit shqiptar dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Jehoj ai za, në mbarë trojet shqiptare,

“Ju flet Kosova e lirë” !

Me 4 janar 1999 u themelua Radio Kosova e Lire,

Gëzuar 25 vjetori i RKL-së, miqë të mijë, Baca Ahmet, baca Martin, Nusret, Arbana, Zamir, Marin, Gazmend, dhe gjithë ju bashkëthemelues dhe bashkëluftëtarë të UÇK-së.

Mirënjohje, konsideratë dhe respekt të përjetshëm!

 

Selim Pacolli– Ju flet Kosova e Lirë!

Ishte zëri i shpresës për liri!

Sot zëri i vetëm që lartëson luftën, Dëshmorët dhe Çlirimtarët!

Urime 25 vite bashkë me ne!

U ndëgjofshi sa vetë Kosova

 

Fehmi A Fazliu-Laavdi herojve t kombit tim lavdi te gjithë atyre qe kan jap kontributin ne çeshjen kombtare zoti i denoftë e mallkoftë ata qe na penguan në këtë kauzë kaq emblematike

 

 

Vehbi Fazliu-Rrespekt punes se juaj dhe ky ze aq i embel do te renqeth tash e gjithmon rrespekt rrespekt rrespekt radio kosova e lir dhe stafit tend te mrekullueshem kurr nuk de te harrojm dhe gjithmon ne zemer te gjdo shqiptari qe esht shqiptar

 

Behxhet Ha-Rrespekt per te Madhin Profesor Ahmet Qeriqi e Të Pa arritshmin Don Zoti ta kemi me jet Te GJAT!

 

Naser Azemi–Ahmet Qeriqi, atdhetar i palodhur, tërë jetën punoi për Atdhe, i uroj edhe 100 vite punë dhe jetë të lumtur!

 

Liria Ka EmerKosovës së Lirë dhe Kosovapress-it, urime përvjetori i 25-të.

Sot kujtojmë ato ditë të rënda Janari të vitit 1999, kur nga malet e Berishës, në eter, jehoi zëri i luftës çlirimtare.

Ishte zëri i Kosovës që po luftonte dhe po mbijetonte terrorin, zëri i Kosovës që po triumfonte!

 

Shqipëtar Bashkohuni – Zëri i Lirisë, zëri i Radio Kosova e Lirë! Urime përvjetori i 25 i krenarisë Kombëtare Radio Kosova e Lirë.

 

Reshat Xh Rexhepi – Ju flet Radio Kosova e Lirë

Urime 25 vjetori një çerek shekulli Radio Kosova e Lirë

Dje zëri i Lirisë, tani i mbrojtjesë së Vlerave të saj!

 

Fadil Shyti- Radio Kosova e lirë ishte dhe është: zëri i popullit, zëri i LÇ-re të UÇK-së Heroike!

-Nderime atdhetare revolucionare, bijëve dhe bijave të Dardanisë që e vranë frikën, i vranë armiqtë dhe tradhtarët e vendit, e shkelën durim-turpin, si viganët u ngritën mbi terrorin okupues dhe mashtrimin e qyqarë e shqipfolës skllavërues, i eliminuan të ligat: Serbinë Fashiste dhe idetë rugo-hiçe nihiliste pacifiste sllavo- pushtuese titiste.

Vetëm ashtu heroikisht, me grykën e pushkës ia rritën nderin Shqipërisë dhe ia hapën shtigjet lirisë.

Lavdi dëshmorëve të atdheut!

4 Janar, 2024

 

Musa ThaçiRadio Kosova e Lirë, zëri i shpresës së fitorës për LIRI nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Radio Kosova e Lire dhe KosovaPress

 

Dibran Dibrani– Radio Kosova e Lir gjysëm shekulli zëri i liris e krenaris.

Respekët për bacin Ahmet dhe stafin e radios Kosova e Lirë.

 

 

Sadik Përvetica– Urime, shëndet dhe suksese!

 

Hyzer Rizani është me Bajram Rizani.“JU FLET RADIO KOSOVA E LIRË”

Sot, ishim për vizitë në Radion Kosova e Lirë, me Gazmendin djalin e Heroit, Xhemshir Xhemshiri, në 25 vjetorin e themelimit të radios e cila zgjoi vetëdijen tonë kombëtare për Lirinë e Kosovës.

Emocion, mikpritje dhe gëzim!

Urime!

 

Dardan Krasniqi- Ju fletë Kosova e lirë!

Zëri më i dashun i luftës për çlirim!

Këmbana e kombit! Simfonia e dëshmorëve  kombit!

URIME!

Dibran Dibrani– Edhe në kohën ma të hershme menjiher pas luftës së dytë botrore shqiptarët besnik ndaj atdheut sikur profesor Ahmet Qeriqi me valët e radio Radio Tiranës janë ndie krenar për përkushtimin që ky medium publik ka pasur ndaj vllezërve Shqiptar të Kosovës. Por ka qenë edhe motiv frymzimi dhe lajmtar për shqiptarët e Kosovës pasi qeveria e beogradit i mbylli mediat elektronike e të shkruera në Kosovë.

Një bombë mediale atomike ka qenë edhe gazeta zëri i popullit i cili me komente redakconale e ka demasku agjencoinin informativ tanjug të beogradit.

Tanjug në atë kohë ka shpërnda lajme të rreme për Kosovën dhe rrethë sajë me propogand destruktive dhe shpifse para opinionit të brenshëm serbë por edhe ndrëkomtar.

Por ka qenë radio Tirana gardiane mbrojtse e Kosovës me vallët e sajë.

 

Rufki SumaRespekt per prof. Ahmet Qeriqi.

Zoti i dhashtë shëndet e jetë të gjatë.

 

 

Malsorja Malsorja-Rrespekt te madh per bacin Ahmet qe u deshmu punoj e veproj per qejtjen kombetare ne te gjitha kohet

 

Tone Buzhala Gashi– Gëzuar përjetë!

 

Zelfie Pllana-Gezuar

 

Sylejman Ibishi– Zeri i parè qè nèpermes radios percolli zèrin e krismat e para per clirimin e lirinè e Kosovès.

Urime Radio Kosova e lirè 25 vjetori i themelimit e qè nè fakt ishit njè “USHTRI” e dytè duke ndihmuar luftèn e drejtè pèr çlirimin e Kosovès. RESPEKTE

LAVDI DÈSHMORÈVE TÈ KOMBIT

 

 

Behxhet Hoti-Gëzuar të gjith atyre qe kontribuan gjatë dhe pas luftës per Radion kosova e lirë!

 

Besnik Berisha-Respekt per dajën Ahmet,Urime për përvjetorin e radios se luftës Kosova e Lirë!

 

Shaban Baksi– Respekt për Profesorin Ahmet Qeriqin gjithënjë mbetët i pa lëkundur për vlerat Kombëtare

 

Ferizaj Isa- Ahmet Qeriqi, njeriu që s’luftoi e, as punoi për lavdinë e tij, por që lavdia e ndoqi hap pas hapi dhe e bëri vlerë të saj – ky ishte themeluesi dhe drejtuesi emblematik atdhetaro-kombëtar, një çerek shekullor i Radio “KOSOVA E LIRË”! Ushtoftë zëri i kësaj radioje, thellësisht atdhetsre e kombëtore, së bashku me lavdinë e këtij heroi të vërtetë të kombit tonë, Ahmet Qeriqi!

 

Sherif Krasniqi-Me respektin më të madh i urojmë drejtorit , Ahmet Qeriqi dhe stafit të Radios Kosova e lirë 25 vjetorin !

 

Lidhja e Shkrimtarëve e KosovësRADIO-KOSOVA E LIRË –

ZËRI QË DO TË DËGJOHET GJITHNJË!

 

 

Nexhmedin Bashota-Mirënjohje e rrespekt të pa fund për bacën Ahmet ,i urojmë shendet e mos lodhje në veprimtarinë kombëtare e cila nji ditë do ta radhitë në radhën e RILINDAS-ve mendjendritur te kombit

 

Ramiz R Shala- KUJTOJMË E UROJMË SOT E PËRMOTE  

RADIO KOSOVA E LIRË

Nisë janari plot acarë

Bor e gjak akull ngrirë

Vjen zëri i zanës t’malit

Radio Kosova e Lirë

04./ 01 / 1999.

 

Propozimi që SHTETI YNË  të shpallë me vendim, ti marrë në mbrojtje të trashëgimisë  sonë kulturore e historike, këto vlera të  popullit në përpjekjet tona për liri.

24-vjet më parë, në malet e fshatit Berishë të Rrafshnaltës së Drenicës, ka filluar transmetimin, Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve Kosovapress, dy institucionet informative të  luftës sonë për çlirim, që i kishte themeluar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me vendimin që kishte marrë, më 13 nëntor të vitit 1998.

Kjo Radio e luftës dhe e paqes në vendin tonë është ballafaquar dhe  përballur me mohuesit e saj, por edhe me ata që nuk janë pajtuar as nuk  pajtohen as sot me programet, emisionet e konceptin e saj transmetues dhe iu duket anakronike qe 24 vjet kjo Radio po transmeton emisione për dëshmorët e kombit, martirët dhe personalitetet kombëtare.

Pretendimi se i ka kaluar koha madje edhe vlerave të  luftës çlirimtare është i tmerrshëm.

Sot e përmote kujtojmë jo vetëm 4 janarin e vitit 1999 janarët e tjerë në vazhdim, sepse nga viti në vit zëri i luftës dhe lirisë përcjellë porositë e dëshmorëve dhe heronjve të kombit, pa  reshtur  së përkujtuari për asnjë ditë të vetme, ata që derdhën rrëke gjakun e tyre për çlirimin e vendit  nga robëria shekullore serbe.

Jetosh sot e përmote. Ramiz.R.Shala  04./ 01./ 2024

 

Sadat Gashi– Urime datëlindja Radio Kosova e Lirë!

 

Jon Shala– Urime 25 vjetori RKL !

Ju ishit zëri i lirisë, përkrah jehonës së pushkëve të lirisë , jehoi zëri i Juaj i fuqishëm i vetmi zë i besueshëm i UÇK-së .

 

Halil Krasniqi-Urime datëlindja e rrezatimit të Lirisë. Iu paqim me shëndet.

 

Hazbie Revuqi Sylejmani-Urime!

 

Brahim Zogu-Nje radio qe ka merita te mdha dhe histori interesante se si ka pas mundesi me mbijetu gjat luftes se fundit Kushtet qe kjo ka operu ne ate kohe sot eshte diqka e pa imagjiueshme me lluksin qe tani kemi. Me vjen mire qe ende eshte aktive dhe kogja shpesh e ndegjoj’

Milaim Mezini- Në flakët e luftës, u lexua dhe dëgjua zëri i juaj nga t’katër anët e globit. Ju ishit dhe mbetët zëri i lirisë së shumëpritur, zëri i arsyes, zëri i ndërgjegjjes dhe i gjakut të derdhur. Gëzuar 25 vjetorin Radio Kosova e Lire & KosovaPress

 

Ramadan Avdiu  ·Një çerek shekulli nga formimi i Radios Kosova e Lirë dhe Agjencisë së lajmeve Kosovapress.

Në kohën e errësirës mediale, mediumet e sapokrijuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u bënë zëri i Lirisë. Mbollën shpresë tek të gjithë ne dhe shpërndanë informacione anë e mbanë globit për gjenocidin serb në Kosovë, për luftëm vetmohose të UÇK-së, për vendosmërinë e popullit tonë për t’u çliruar nga okpatorët serb.

Sot vazhdojnë të jenë medime të respektuara dhe kredibile falë angazhimit, përkushtimit dhe profesionalizmit të stafeve që kanë.

Urime 25 vjetorin për Agjecinë e Lajmeve Kosovapress dhe për Radion Kosova e Lirë!

 

Demir Reshiti-Urime e mbarësi. Jehoftë edhe shumë çerekshekuj tjerë zëri i këtij radiostacioni!

Metie Konjusha-Urime për Radio Kosova e Lire .

s

 

Shpresa Durmishi-Urime !

 

Izet Buki-Urime.

 

Ilir Dugolli-Urime 25 vjetori i Radio Kosova e Lirë !Suksese

 

Ali Gashi-Urime!

 

Murtez Dajaku-Urime Suksese

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …