Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Ursula von der Leyen: Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është i një rëndësie vendimtare për stabilitetin në rajon

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është cituar të ketë deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit. Ajo shpreson që të dyja palët të kapin momentin në dialog dhe të jenë konstruktivë në bisedimet e ardhshme. Ursula der Lejen ka diskutuar edhe për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me kryetarin amerikan, Xho Biden dhe  në pyetjen se sa është e rëndësishme për procesin e zgjerimit dhe stabilitetin e Evropës që Beogradi dhe Prishtina të normalizojnë marrëdhëniet, si dhe cilat janë pasojat nëse negociatat e 18 marsit në Ohër nuk sjellin rezultat, von der Leyen tha se kjo është një mundësi për të dyja palët dhe shprehu shpresën se bisedimet do të jenë konstruktive. Lufta në Ukrainë nënvizoi rëndësinë gjeostrategjike të procesit të zgjerimit. Ne dëshirojmë që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të jenë sa më afër nesh dhe sa më shpejt të jetë e mundur, tha  Ursula Von der Lejen.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …