Vlora Çitaku

V. Çitaku: Sanksionet Kosovës ia ka sjellë vetë Albin Kurti, PDK do ta padisë për shpifje deputeten, Arbëreshë Hyseni

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka denoncuar propagandën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mospunën e vet dhe izolimin ndërkombëtar që ia ka shkaktuar Kosovës, po përpiqet ta mbulojë duke e atakuar PDK-në se ka lobuar kundër largimit të sanksioneve të BE-së. ajo , në një konferencë për media, njoftoi se lidhur me këto akuza, PDK do të ngrisë padi për shpifje ndaj deputetes së VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni. “Të mërkurën mbrëma deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka shpifur se këta zyrtarë janë anëtari i kryesisë Bernard Nikaj dhe ish-zyrtari i PDK-së Petrit Selimi, në tentim për të njollosur dhe denigruar jo vetëm këta si individë, por edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Andaj, PDK do të ngrisë padi për shpifje ndaj deputetes Kryeziu-Hyseni. Kosova, fatkeqësisht, është nën sanksione, njëjtë si Rusia dhe Bjellorusia, për shkak të Qeverisë së Vetëvendosjes”, shtoi ajo

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …