Gjykata Speciale

Vazhdon fushata e bastisjeve dhe e konfiskimit të telefonave të disa veprimtarëve nga hetuesit e Gjykatës Speciale

Hetues të caktuar të Gjykatës Speciale, në  mëngjesin e sotëm e kanë  bastisur  banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltari i  Hashim Thaçi. Burimet e konfirmuara kanë bërë të ditur  se bastisja është kryer në orët e para të mëngjesit. Më këtë rast ata kanë konfiskuar disa telefona.  Ndërkohë  hetuesit e kësaj gjykate politike, një etnike, e cila luftën tonë çlirimtare e trajton si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”  kanë bastisur  dhe shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj. Pas këtyre bastisjeve ka reaguar edhe sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, duke e quajtur spektakël veprimin e tillë. Bastisja  pa paralajmërim  dhe konfiskimi i telefonave nga kjo gjykatë bëhet për provokimin e ish pjesëtarëve të UÇK-së, me qëllim për të krijuar bindjen se të gjitha ata janë të dyshuar për krime dhe sikur pengim të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …