Rusia zgjeroi sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit, Kiev, pasi sulmoi vendin nga toka, deti dhe ajri një ditë më parë

Vershbow: Pushtimi i Ukrainës me urdhër të kryetarit të Rusisë Vladimir Putin, i ka tejkaluar të gjitha pritjet tona

Pushtimi i Ukrainës me urdhër të kryetarit të Rusisë Vladimir Putin, i ka “tejkaluar të gjitha pritjet tona” dhe do të ketë “implikime të dukshme” për rendin e sigurisë në Evropë, tha për Radion Evropa e Lirë ish-zëvendësi i sekretarit të NATO-s, Alexander Vershbov. Si ambasador i Amerikës në Rusi nga viti 2001 deri më 2005, ai nënvizon se kryetari rus, Putin është “i fiksuar me idenë e minimit të rendit të pas Luftës së Ftohtë” dhe kthimit të Evropës në një epokë, ku “kombet më të mëdha dominojnë kombet më të vogla”. Kjo, sipas tij, do të thotë se aleanca ushtarake perëndimore, me bazë në Bruksel, do të duhet të mbajë një qëndrim më të ashpër kur të merret me Kremlinin në të ardhmen. “Fuqia e vërtetë vjen nga fuqia ushtarake. Putin sigurisht që ndihet kështu. Unë mendoj se NATO-ja do të duhet të zhvillojë një kulturë gatishmërie dhe të fillojë të flasë gjuhën e Putinit”, ka thënë ish-ambasadori amerikan, Vershbov.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …