RKL: A po e tradhton Perëndimi Ukrainën apo po pret të bindet në veprimet dhe gatishmërinë luftarake të Rusisë

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e pestë, ndërsa gjasat e këtij shteti për ta përballuar më gjatë Armatën ndër më të fortat e botës, sikur është kjo e Rusisë, janë më shumë se skeptike.  Pavarësisht se mediet në perëndim po mundohen ta paraqesin Ukrainën se fuqi që po përballon me sukses pushtimin, e vërteta është se Rusia po përparon duke u kujdesur edhe për popullatën civile, ukrainase,  që është shumë e afërt me atë ruse si nga përkatësia  gjuha dhe feja, por edhe për faktin historik se këta dy popuj  edhe kanë jetuar me shekuj së bashku  duke qenë pjesë e Perandorisë Ruse, si shtet  i madh sllav i Evropës Lindore.

Rusët e ukrainasit nuk janë njëjtë  si ruset e polakët, as si serbët e Kroatët. Ukrainasit janë më afër me ruset se me çdo komb tjetër sllav, andaj edhe përmbajtja e Rusisë,  tregon se ajo me çdo kusht do të kërkojë dhe do të vendosë një qeveri por ruse në Ukrainë,  ashtu sikur në Bjellorusi e në disa shtete të tjera. Ky është qëllimi i Kremlinit dhe këtë me siguri se do ta arrijë. Rusia vazhdimisht ka kërkuar  që ish shtetet e Bashkimit Sovjetik të mos bëhen pjesë e NATO-s.

Shtetet e Evropës dhe Amerika e kanë joshur Ukrainën që të ndahet e të largohet sa më shumë nga Rusia, duke i premtuar integrim në Bashkimin Evropian dhe por në NATO.  Mirëpo tani po shihet se  premtimet kanë qenë verbale, ndërsa manovrimet e tyre  ushtarake kanë pasur për qëllim që ta frikësojnë Rusinë, në mënyrë që ajo të bindet se perëndimi do të reagojë, do ta armatosë Ukrainë dhe në fund do të angazhohet edhe ushatarkisht. Mirëpo kjo as ka ndodhur as do të ndodh, meqë Kremlini zyrtar i ka në dispozicion të gjitha forcat për ta arritur deri atje ku synon.

Sesi po ballafaqohet Ukraina me realitetin e ndihmës nga Perëndimi këtë e bëri të ditur edhe ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnjik. Ai e  ka kritikuar reagimin e qeverisë gjermane ndaj pushtimit rus të Ukrainës, duke e cilësuar “zemërftohtë”. “Më duhet të ju tregoj se nuk kam qarë shumë vjet. Sot ishte ajo ditë dhe ne kemi qarë.  Megjithatë, jo vetëm për shkak të luftës së pabesë dhe asgjësimit. Unë, në të vërtetë, qava sot për shkak të ftohtësisë dhe indiferencës që hasa në Berlin gjatë ditës”, ka saktësuar  ambasadori ukrainas. Ai u takua me disa pjesëtarë të kabinetit qeveritar gjerman dhe tha se u prit nga “disa ministra”, nga të cilët kërkoi “karburante dhe pajisje për ushtrinë”. Ambasadori tha se përgjigjja e tyre e la vërtet pa fjalë, shkruan ZDF. Melnyk citoi qeveritarët gjermanë t’i kenë thënë: “Sipas vlerësimit tonë, ju, ukrainasit, mund të keni edhe disa orë. Nuk ka kurrfarë kuptimi që t’ju ndihmojë tash. Ambasadori tha se nuk mundi të kuptonte se si dikush mund të mbetet “aq zemërftohtë dhe kokëfortë” para ushtarëve që po vriten dhe para qytetarëve që po qëllohen me armë. Ai u bëri thirrje gjermanëve që ta ndihmojnë Ukrainën për t’ia ndryshuar mendjen qeverisë federale. “Kjo politikë, ky ngurrim na lë si kurban që theret para kamerave”, tha ambasadori ukrainas.

Edhe kërcënimet e NATO-s dolën të kenë qenë më shumë propagandë dhe përpjekje për ta frikësuar Rusinë, edhe pse Aleanca Veri-atlantike nganjëherë ka deklaruar se nuk mund ta mbrojë Ukrainën, i cili nuk është pjesë e Aleancës.

Amerika, nuk rrezikon paqen botërore, jo vetëm për Ukrainën por për asnjë shtet tjetër të globit, meqë e di po aq mirë sa edhe vetë Kremlini se me çfarë force bërthamore mund të ndeshet. Nuk është më Rusia e dobët e Jelcinit, sikur ishte për fatin tonë të madh në vitin 1999, por është një Rusi krejt tjetër, një forcë e madhe ushtarake e ekonomike botërore, në mesin e tri shteteve më të forta të botës, pas Amerikës dhe Kinës.

Andaj Ukraina është qengji i flijimit, edhe për faktin se drejtuesit e shtetit nuk i kishin analizuar mirë rrethana gjeostrategjike, por ishin joshur nga vendet e Evropës e nga Amerika, pa e studiuar mirë pozicionin e vet, forcat e veta dhe rreziqet me të cilat do të ballafaqohej dhe që realisht po ballafaqohet.

Politika e Rusisë ndaj  Perëndimit është shumë e qartë. Tani kjo po shihet edhe në vepër. Rusia  nuk lejon zgjerimin e NATO-s, madje as afër shteteve me të cilat kufizohet. Po kështu Rusia, në rast të ndonjë të papriture të ndeshjes me forcat ushtarake të Perëndimit ka në Krah Kinën dhe Iranin, madje muaj më parë ka lidhur edhe një aleancë me këto dy shtete.  Në një konfrontim të tillë  shumë shtete të tjera të Azisë, do të rreshtoheshin me Rusinë.

Ukraina, dashur pa dashur do t’i nënshtrohet  diktatit nga Kremlini, jo sepse është e drejtë, por sepse forca nuk pyet për të drejtën, por e bën të veten. Ukraina është shtet me një popullsi të madhe që arrin afër 45 milionë banorë, dhe nuk do të duhet ta lejonte veten të bëhet mish për top për  fuqive të mëdha për interesat e tyre. Po ashtu duhet të bindet se territoret e saj me shumicë ruse, nuk mund t’ i marrë me vete, për t i bashkuar me Evropën, sepse këtë nuk e duan ata,  as e lejon Rusia, që numerikisht është tri herë më e madhe se Ukraina, ndërsa ushtarakisht, nuk mund as edhe të llogaritet. Dihet po ashtu botërisht se Bashkimi Sovjetik në kohën e Hrushçovit, ia kishte bashkuar Ukrainës rajonin e Krimesë me qëllim që vendi të zhvillohej më shumë ekonomikisht, pasi në atë kohë republikat e Bashkimit Sovjetik jetonin të bashkuara në një shtet të vetëm.

 “Analistë”  të vetëquajtur të disa TV-ve, në Kosovë  që rrinë kujdestare për të shitur mend dhe për të profetizuar se Rusinë do ta mund Ukraina, se Putini do ta ketë fatin e Millosheviqit, se Amerika, Evropa, NATO e Turqia do ta mundin Rusinë. Konstatime të tilla janë profka naivësh që nuk meritojnë,  as të përmenden.

Për Qeveritë, në Tiranë dhe në Prishtinë është me rëndësi të bashkëpunojnë e të bashkëveprojnë dhe të jenë të përgatitura nga ndonjë aventurë e papritur që mund të vijë nga Serbia, e cila sikur po shihet, në rastin e Ukrainës është futur në kurthin e vet, sepse në këto rrethana nuk mund ta mbajë gjatë  qëndrimin e vetë dualist, me Rusinë dhe me Ukrainën.

 Serbia përkrah integritetin e Ukrainës, për t i thënë botës se ajo përkrah të drejtën ndërkombëtare për mos ndryshimin e kufijve, duke menduar se ora e historisë kthehet prapa dhe bota do ta shpërblejë Serbinë me kthimin e Kosovës, nën “sovranitetin”  e saj, vetëm sepse po u treguaka  parimore, duke menduar se janë harruar krimet, masakrat e gjenocidi që e ka kryer Serbia në Kosovës, Bosnje e në Kroaci.

Serbia ende  po ushqehet me ëndrra, me iluzione e përralla priftërinjsh mjekërgjatë.

Sa i përket Kosovës, Rusia e ka bërë të ditur se  do të pajtohet me çdo marrëveshje që do të arrihet në Bruksel dhe që do të jetë e pranueshme për të dyja palët, kështu që frika se Rusia do ta lejojë apo do ta ndihmojë  Serbinë ta okupojë Kosovën është jashtë çdo logjike,  sepse Kosova nuk ka pasur as ka ndonjë ngjashmëri  me zhvillimet dhe luftën  në Ukrainë.

Serbia aktualisht por pret përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë, për të marrë mësim, por përderisa në Kosovë janë të stacionuara forcat paqeruajtëse të KFOR-it, ajo kurrsesi nuk mund të lëshohet në një aventurë të tillë dhe kurrsesi pa marrë pëlqimin e Kremlinit.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …