Veseli: Diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e rezistencës dhe lirisë së Kosovës, pa të nuk do të ishim sot këtu

Veseli: Diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e rezistencës dhe lirisë së Kosovës, pa të nuk do të ishim sot këtu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur tsot përfaqësues të diasporës nga shumë vende të botës, të cilët me mbështetjen e kryeparlamentarit po qëndrojnë në Prishtinë. Ky takim është organizuar nga Kuvendi i Kosovës. Gjatë adresimit në seancë solemne para përfaqësuesve të diasporës, kryeparlamentari Veseli, ka thënë se diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e rezistencës dhe lirisë së Kosovës. “Diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e rezistencës dhe lirisë së Kosovës. Që nga Rilindja Kombëtare e deri në ditët e luftës për çlirimin e Kosovës, të gjitha projektet e mëdha të kombit tonë kanë filluar në mesin e diasporës sonë. Pa diasporën, Kosova sot nuk do të ishte këtu ku është. Sot, ajo është shtyllë e ekonomisë dhe shtetit të Kosovës, prandaj shteti i Kosovës ka obligime të mëdha ndaj bashkatdhetarëve tanë, kudo që ata jetojnë e punojnë nëpër botë”.

Ai ka thënë se shqiptarët në diasporë janë investitorë dhe menaxherë kompanish të mëdha. “Janë drejtorë bankash, e sipërmarrës të suksesshëm. Janë intelektualë, ekspertë e përfaqësues institucionesh shtetërore. Zëri i tyre dëgjohet gjithandej botës, e lista e sukseseve të tyre është e gjatë. Kjo na bënë krenarë. Diaspora jonë përbën një potencial të madh, nga i cili mund dhe duhet të përfitojë Kosova. Kjo mund të arrihet duke ndërtuar komunikim praktik institucional me njerëzit tanë në diasporë, me idetë e tyre dhe me potencialin e tyre investiv”, ka deklaruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …