Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të nis turin e dytë me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, në ndërlidhje me temat e ngritura nga qytetarët. “Këto ditë filloj turneun tim të dytë, në të cilën do të takohem me ekspertë nga Kosova dhe ekspertë ndërkombëtarë, përkitazi me temat e ngritura nga të gjithë ju, në turneun tim të dëgjimit. Ju ftoj të gjithëve të më bashkoheni gjatë javëve në vijim, në këtë turne për zgjidhjen e problemeve të vendit tonë. Më takoni personalisht gjithandej nëpër Kosovë, ose më dërgoni mesazhet tuaja në faqen time www.kadriveseli.com”, ka shkruar Veseli në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …