Në Mitrovicë së shpejti nis punën objekti multi-funksional OMNI-Sport

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi, drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit, Sami Zeka​ dhe arkitekti në këtë drejtori, Florent Abrashi, kanë vizituar objektin multi-funksional OMNI-Sport, për të parë nga afër se si po shkojnë punët e fazës përfundimtare, në këtë objekt.

Zyrtarët e lartë komunal, për zhvillimin e punimeve janë njoftuar nga arkitekti Bujar Mela, përfaqësues i Kompanisë Mbikëqyrëse të zgjedhur nga BE-ja, “Luis Berger”, pasi që BE është financuese e këtij projekti dhe nga përfaqësuesi i Kompanisë punëkryese “Rafi”, Sh. P.K.

Zyrtarët komunal vlerësuan se punët përfundimtare po zhvillohen mirë dhe se ato pritet të përfundojnë së shpejti, gjë që mundëson edhe funksionalizimin e objektit.

“Meqë punët përfundimtare mund ët kryhen shumë shpejtë, ne do të fillojmë aktivitetet tona për të qenë të gatshëm që në momentin që kryhen punimet, të menaxhojmë objektin dhe të filloj shfrytëzimi i tij nga sportistët dhe qytetarët. Po ashtu, në objekt do të funksionoj edhe biblioteka”, tha drejtori i DKR-së, Fidan Ademi.

Ai tha se me funksionalizimin e këtij objekti shumë-funksional, në Mitrovicë do të ketë kushte shumë më të mira për ushtrime dhe gara të sportistëve të komunës së Mitrovicës dhe për rekreacion të qytetarëve.

Objekti multi-funksional OMNI-Sporti, përfshinë, përveç bibliotekës, edhe pishinën olimpike, sallën për xhudo, sallën e karatesë, sallën për sporte të dorës (basketboll, hendboll, volejboll) dhe restorantin.

Kontrolloni gjithashtu

Policia dhe nxënësit sensibilizojnë qytetarët për sigurinë në trafik në Malishevë

Sot, në Malishevë, u zhvillua një aktivitet i veçantë për rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë …