Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar kryetarin e  Hashim Thaçi në Klinikën e Urologjisë në QKUK, i cili sot i

Kadri Veseli premton se brenda dy viteve do të zgjidhet e çështja e fletëve poseduese për pronat e 350 mijë qytetarëve

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kritikuar institucionet përkatëse që sipas tij nuk kanë qenë të aftë të bëjnë planifikime urbane dhe i kanë lënë 350 mijë kosovarë pa fletë poseduese për pronat e tyre. Veseli që njëherësh është edhe kandidat për kryeministër, ka premtuar se këtë problem ai do ta zgjidhë brenda dy vjetësh, “Vizitova banorë të lagjeve Mati dhe Kodra e Trimave të cilët nuk kanë ende tituj ligjorë pronësie për pronën e tyre. Si ta janë 350 000 mijë në Kosovë që nuk kanë fletë poseduese duke mbajtur kështu jashtë qarkullimit të ekonomisë pothuaj 10 miliardë euro kapital të bllokuar. Kjo situatë duhet të marrë fund dhe këta qytetarë duhet ta gëzojnë pronën tyre për të cilën kanë derdhur mund e djersë. Mijëra qytetarë janë detyruar të ndërtojnë shtëpinë e tyre pa marrë leje sepse institucionet përkatëse nuk kanë qenë të afta që të bëjnë planifikime urbane e ofrojnë shërbime në përputhje me kërkesën e madhe në rritje për strehim. Mijëra të tjerë kanë blerë banesa në ndërtime të larta të ligjshme, paguajnë tatimin në pronë dhe ende prej vitesh nuk u është dhënë fleta poseduese prej burokratëve të papërgjegjshëm. Prandaj brenda dy vjetësh nëpërmjet legalizimit të përshpejtuar të gjithë këta qytetarë do kenë titullin ligjor të pronës së tyre nëse ajo nuk cenon interesin apo pronën publike. Miliarda euro do të zhbllokohen ligjërisht e do mund të bëhen pjesë e ekonomisë sonë duke hapur dhjetëra mijëra vende pune e duke ndërtuar një të ardhme më të mirë ekonomike për Kosovën”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Stoilkoviqi ka shndërruar Ministrinë në instrument diskriminimi, largon 7 shqiptarë nga puna

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë ndaj veprimit skandaloz dhe politikisht …