Veseli: Rinia është një aset i jashtëzakonshëm për të nxitur zhvillimin e vendit dhe për të rritur mirëqenien e çdo qytetari

Veseli: Rinia është një aset i jashtëzakonshëm për të nxitur zhvillimin e vendit dhe për të rritur mirëqenien e çdo qytetari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave përmes zhvillimit të ndërmarrësisë për të rinj të moshës 18-24 vjeç. Në këtë ngjarje ku rreth 200 të rinj kanë përfituar prej programit, Veseli ka thënë se Kosova ka shumë mundësi për të ndërtuar kapacitete profesionale në përputhje me nevojat e punës. “Rinia jonë është një aset i jashtëzakonshëm për të nxitur zhvillimin e vendit tonë e për të rritur mirëqenien e çdo qytetari. Një ndër shkaktarët kryesor të gjendjes aktuale është fenomeni korrupsionit. Unë besoj se duke luftuar korrupsionin dhe duke garantuar sundimin e ligjit ne do të nxisim shumë më tepër investime që do të hapin vende të reja pune”, ka thënë Veseli. Sipas tij, duke luftuar nepotizmin, do të mund të çlirohet konkurrenca në tregun e punës në mënyrë që t’i jepet mundësi më të talentuarve e më të shkolluarve që të kenë sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …