Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, paraqiti rezultatet e Edicionit Special të Barometrit Kosovar të Sigurisë mbi “Trendet e Perceptimeve të Qytetarëve për Sigurinë Publike në Kosovë 2012-215”. Sipas Raportit të kësaj qendre, lagjet e banuara nga komuniteti serb dhe ato përgjatë vijës kufitare me Serbinë (të banuara nga komuniteti shqiptar) rezultojnë të ndihen më pak të sigurta në krahasim me qytetarët e rajoneve të tjera të Kosovës. Ndërsa lidhur me ndjenjën e sigurisë së qytetarëve, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka konstatuar se 52 për qind e qytetarëve ndihen të sigurt për shkak se ata jetojnë në lagje të mirë dhe 35 për qind për shkak se jetojnë jetë normale dhe në harmoni me ligjin dhe rendin. Në anën tjetër, vetëm 4 për qind e qytetarëve deklaruan që ndjehen të sigurt sepse institucionet shtetërore të sigurisë e kryejnë mirë punën e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …