Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Vetëvendosje: Ata na frikësohen, sepse nuk po iu frikësohemi

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkoi lirimin e menjëhershëm të kryetarit Visar Ymerit. Në një konferencë ku folën deputeti Albin Kurti dhe nënkreytari Driton Çaushi u tha se gjyqësia, prokuroria dhe policia po vazhdojnë të jenë shumë aktive e të zellshme në rastet dhe proceset kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!. “Sot, policia e regjimit arrestoi hiç më pak se Visar Ymerin, kryetarin e Lëvizjes sonë, deputetin më aktiv të gjithë legjislaturës së katërt në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e subjektit më të madh të opozitës së bashkuar, liderin e opozitës. Kjo është kështu e mundshme vetëm në regjimet autoritare ku shteti i kapur bëhet shtet policor. Veçse neve po na frikësohen sepse ne edhe po shtohemi edhe nuk po iu frikësohemi atyre”, tha Kurti.Arrestimi i kryetarit Ymeri u bë në kohën kur fjalimi i tij i fundit në Kuvend ishte kundër regjimit Mustafa-Thaçi që me zgjedhjen e këtij të fundit për president po e kapnin edhe majën e shtetit tonë. Ky persekutim ndaj Lëvizjes sonë është hakmarrje e kriminelëve të veshur me pushtet dhe uniforma për padëgjueshmërinë tonë ndaj këtyre tregtarëve që shtiren politikanë teksa bëjnë pazare me Serbinë për shtetin e Kosovës kurse pazare me Malin e Zi për territorin e shtetit.

Ai vazhdoi më tej duke thënë “I ashtuquajturi sistem i drejtësisë në Kosovë e ka për prioritet persekutimin e VETËVENDOSJE!-s dhe jo drejtësinë për qytetarët. Mbi 400.000 lëndë që flejnë nëpër sirtaret e atij Pallati të Padrejtësisë mund të presin, por arrestimi i Visar Ymerit, sikurse më herët edhe ai i Glauk Konjufcës, duhet bërë menjëherë dhe qysh herët në mëngjes”. Arrestimi i kryetarit Ymeri u bë në kohën kur fjalimi i tij i fundit në Kuvend ishte kundër regjimit Mustafa-Thaçi që me zgjedhjen e këtij të fundit për president po e kapnin edhe majën e shtetit tonë. Ky persekutim ndaj Lëvizjes sonë është hakmarrje e kriminelëve të veshur me pushtet dhe uniforma për padëgjueshmërinë tonë ndaj këtyre tregtarëve që shtiren politikanë teksa bëjnë pazare me Serbinë për shtetin e Kosovës kurse pazare me Malin e Zi për territorin e shtetit.

Ndërkaq, nënkryetari Driton Çaushi tha se ky arrestim vjen në kohën e fushatës së arrestimeve të aktivistëve të Lëvizjes. “Në 6 muajt e fundit Regjimi në Kosovë ka arrestuar qindra aktivistë, dhjetra deputetë, një pjesë e të cilëve ende po mbahen nën arrest. Gjatë kësaj kohe ndaj aktivistëve është përdorur dhunë si dhe janë përdorur metoda të kualifikuara si torturë.

Së fundmi, në kuadër të kësaj fushate janë arrestuar Sekretari organizativ i LVV, Dardan Molliqaj, shefi i grupit parlamentar te LVV, Glauk Konjufca dhe Drejtuesi i Sekretariatit për Media, Frashër Krasniqi. Sot në mëngjes policia arrestoi edhe Kryetarin e LVV, Visar Ymerin”, tha Çaushi gjatë kësaj konference.

Ne kërkojmë lirimin urgjent të Visar Ymerit dhe braktisjen e këtij persekutimi ndaj tij dhe aktivistëve e deputetëve të tjerë opozitarë. Nuk mund të na gjykojnë ata që do të duhej të ishin në burg për paligjshmërinë e papërgjegjësinë e tyre, për nënshtrimin e tyre ndaj regjimit autoritar dhe shërbimin që po ia bëjnë shtetit policor. Nuk ka ligj të drejtë pa demokraci në shtet. Neve na duhet ndihma sa më e gjerë e qytetarëve për të sjellë demokraci në Kosovë. Kurrë nuk kemi qenë më të fortë e më të fuqishëm se tash.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …