Brickos

Visar Ymeri

Vetëvendosja: Ka humbur Qeveria dhe duhet të japë dorëheqje

Dështimin e përpjekjes për një vit e më shumë  të koalicionit qeveritar për shënimin e vijes kufitare me Malin e Zi, Lëvizja “Vetëvendosje” ia atribuoi protestës dhe presionit nga kjo parti si dhe nga opozita në përgjithësi. Kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri  ka deklaruar me këtë rast e “nuk ka fituar Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës. Nuk është e vërtetë se ata nuk paskan guxuar të vijnë në Kuvend për shkaqe sigurie, siç thanë dhe nuk i fituan 25 antena të Serbisë dhe, me gjasë, komunën e Prilluzhës. Sot, ka humbur Qeveria që duhet të dorëhiqet, ashtu sikur duhet të japë dorëheqje edhe kryetari, Hashim Thaçi. Dihet tashmë se dje më 1 shtatot 2016 ka fituar populli e Republika, ‘Vetëvendosja’ dhe e gjithë opozita. Urime qytetarë të Kosovës! Urime aktivistë të Lëvizjes! Urime deputetë të opozitës! Fitorja është e të gjithë juve bashkë!”, ka deklaruar kryetari i Vetëvendosjes  Visar Ymeri, pas dështimit të ratifikimit.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …