Lëvizja Vetëvendosje

Vetëvendosja: Shtatë vite që prej zmbrapsjes së Qeverisë nga shtrirja e sovranitetit në veri të vendit

Kanë kaluar shtatë vite që prej zmbrapsjes së Qeverisë nga shtrirja e sovranitetit në veri të vendit. Që prej atëherë, çka ka bërë Hashim Thaçi dhe qeveritë e tjera janë vetëm negociatat me Serbinë. Lëshimet ndaj Serbisë vazhdojnë ndërkohë kjo datë më nuk shënohet prej Hashim Thaçit. Madje nuk po shënohet as për hir të aktit heroik të rënies së dëshmorit Enver Zymberi. Ai ishte flijuar për shtrirjen e plotë të sovranitetit të vendit. Ndërkaq, vrasësit e tij vazhdojnë të jetojnë në liri përkundër kohës që ka kaluar. E vetmja gjë që ka ndryshuar në tavolinat e Brukselit është se Thaçi tani aty ulet si president, por negociatat mbesin të paprekura dhe kompromiset në dëm të Kosovës veç sa janë rënduar dhe shtuar.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Kërkuam të drejtën për votim, por VV po insiston në procedura jokushtetuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin e ftuar …