Gjykata Kushtetuese

Kushtetuesja e shpall të pavlefshëm aktgjykimin e Supremes për Koordinatorin e Krimit Ekonomik

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshëm aktgjykimin e Gjykatës Supreme që kishte anuluar Rregulloren e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) lidhur me mandatin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik. Sipas vendimit të Kushtetueses, Gjykata Supreme ka cenuar të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, si dhe ka prekur pavarësinë kushtetuese të KPK-së. Për këtë arsye, aktgjykimi i Supremes është shfuqizuar dhe çështja është kthyer në rishqyrtim. Rasti lidhej me ndryshimet e bëra nga KPK-ja në rregulloren përkatëse, përmes së cilës ishte përcaktuar mandati i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik. Këto ndryshime ishin kundërshtuar në gjykatë, duke çuar fillimisht në vendimin e Supremes për anulimin e tyre. Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtetuese theksoi se KPK-ja ka kompetenca dhe pavarësi institucionale për të rregulluar çështjet që lidhen me organizimin dhe funksionimin e sistemit prokurorial, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja shmang debatin në Hagë, mungesa në diskutimin për të drejtat e të akuzuarve ngjall reagime

Mospjesëmarrja e përfaqësuesve të gjykatës speciale dhe Prokurorisë së Specializuar në një diskutim të mbajtur …