leoni

Veton Berisha

Veton Berisha: Kërkesë drejtuar ambasadave të huaja, lidhur me gjendjen e komunitetit egjiptian në Kosovë

Për: Ambasada Amerikane, Ambasada Italiane, Ambasada Gjermane, Ambasada Zvicërrane, Ambasada Hungareze, Ambasada Norvegjeze, Ambasada Turke, Ambasada Finlandeze, Ambasada Britanike, Ambasada Franceze, Ambasada Austriake, USAID, UNICEF, UNHCR, UNDP, GIZ, QATAR Charity, TIKA, KFOS, HELP KOSOVO, IOM, THE IDEAS PARTNERSHIP, KOMF, Karitas Italian, Karitas Zvicërran, Kryqi i Kuq, Shoqata Nana Terez, Bashkësia Islame e Kosovës, Jetimat e Ballkanit dhe Shoqata Bereqeti

Të nderuar përfaqësues të Ambasadave dhe organizatave të cilat në vazhdimësi keni përkrahur komunitetit Egjiptian.

Po ju drejtohem në cilësi të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si përfaqësues i komunitetit egjiptian. Po ju drejtojë këtë letër me shpresë se ju do e vazhdoni përkrahjen tuaj ndaj komunitetit egjiptian, duke na ndihmuar për të dal nga situata në të cilën gjindet Kosova dhe e tërë bota, për tu mbrojtur dhe mbijetuar gjatë kohës pandemike me COVID – 19.

Ju informjomë se komuniteti Egjiptian në vendbanime ku jetojnë edhe komuniteti Rom dhe komuniteti Ashkali, janë të unifikuar karshi menagjimit të mbështejes nga institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare, por bazuar nga informatat dhe kërkesat nga këto vendbanime, kjo ndihmë është e pamjaftueshme për tu përballur me mbijetesën gjatë kohës së pandemisë.

Shqetësim tjetër është edhe mësimi online, ku rreth 30% – 40% të mxënësve nga radhët e komunitetit egjiptian nuk kanë mundësi teknike për qasje në platformat digjitale.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare mbi 90% të komunitetit egjptian janë të papunë dhe masat e ashpëra të ndërmarrura për izolim dhe nga mugesa e rezervave në familjet e komunitetit egjiptian po e vështirësojnë mbijetesën në kohë pandemie.

Me arsyet e lartpërmendura, ne kërkojmë nga të gjithë ju që të ndihmohen familjet e komunitetit egjiptian me pako ushqimore, higjienike, shëndetësore dhe qasje të plotë në ndjekjen e mësimit online.

Në rast se nuk do të kemi mbështetje të shpejtë dhe drejtpërdrejtë, ju paralajmërojë se në mungesë të gjërave të lartë përmendura, komuniteti egjiptian nuk do ti përballon masat e izolimit dhe si pasojë rrezikohemi të prekemi dhe të shpërndajmë këtë pandemi.

Për situaten aktuale të komunitetit egjiptian janë të informuar edhe Zyra e Presidentit, Kryeministri, Parlamenti dhe Avokati i Popullit.

Mbesim me shpresë që kërkesa jonë do të gjejë mbështetjen tuaj dhe për gjdo informatë mund të na kontaktoni përmes kontakteve të telefonit dhe e-mail.

 

 

Me nderime dhe respekt,

Veton Berisha

16 prill 2020

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …