Vezirët kokë-prerë të Perandorisë Osmane: Ajaz Mehmed Pasha (1483-1539) VI

Përveç Ibrahim Pashë Pargaliut, në kohën e sundimit të Sulltan Sylejmanit, kanë qenë të mirënjohur edhe dy vezirë shqiptarë, Ajaz Mehmed Pasha dhe Lutfi Pasha, dhëndër i Sulltanit.

Ajaz Mehmed Pasha ishte me origjinë nga fshati Vuno, i Himarës në rrethinën e Vlorës. Babai i tij ishte nga Shkodra. Në moshë të re e grabitën nga familja qeveritarët turq me ligjin e devshirmesë. Ajazi i ri u edukua dhe u shkollua në mesin e jeniçerëve.

Në vitin 1514 ka marrë pjesënë luftën e Çaldiranit, ku edhe shquhet për trimëri dhe strategjinë e njohur  në luftime.

Ka marrë pjesë edhe në luftën e osmanëve kundër memlukëve në Egjipt, në vitet 1516-1517. Asokohe Sulltani e kishte emëruar në postin e Bejlerbeut të Anadollit. Më pas ishte emëruar Guvernator në Damask të Sirisë. Së bashku me Vezirin e Madh, Ibrahim Pashanë ka marrë pjesë në pushtimin e Rodosit në vitin 1522.

Ai gjithashtu mori pjesë në Betejën e Mohaçit në Hungari, në Rrethimi i Vjenës, në vitin 1534, në luftimet kundër Irakut në vitin 1535. Pas vrasjes  së Ibrahim Pashë Pargës nga shërbimi i fshehtë i Pallatit të Sulltan Sylejmanit, në vitin 1536, Ajaz Pasha emërohet Vezir i Madh, detyrë që e mbajti derisa vdiq, në vitin 1539.

Gjatë qeverisjes së tij ai drejtoi fushatën ushtarake kundër Rumanisë dhe arriti të pushtojë Rumaninë e Moldavinë. Midis lumenjve Dniepër dhe Dniestër, Ajaz Pasha  kishte krijua një sanxhak i ri në tokat  e pushtuara nga Perandoria Osmane.

Në vitin 1538 mori pjesë në luftimet që i ndërmori Flota  osmane në brigjet e Detit Jon. Ai mundi në Prevezë flotën e tre fuqive të perëndimit, atë të Karlit të V Habsburgve, të Venedikut dhe Papatit. Pas kësaj humbjeje Venediku u detyrua të lëshonte disa qytete në Dalmaci dhe të paguante një tribut vjetor të rëndë në favor të osmanëve.  Për dallim nga Xhedik Ahmet Pasha i cili nuk mori pjesë në rrethimin e Shkodrës, që i kushtoi me kokë, Ajaz Pasha  mori pjesë aktive në shtypjen e kryengritjes në vendlindjen e tij, Himarë e Vlorë, në vitin 1538.

Gjatë tri viteve sa ishte në postin e Vezirit të Madh, Ajaz Mehmed Pasha ndërmori shumë ekspedita të sukseshme sidomos fushatën kundër Korfuzit në vitin 1537 pastaj luftën e sukseshme kundër Habsburgëve, në Vjenë. Po  atë vit në krye të ushtrisë Perandorake kishte shtrirë kontrollin e plotë  në Vlora edhe në Sanxhakun e Delvinës. Vdiq nga murtaja dhe u varros në xhaminë e  Sulltan Ejubit, në Stamboll. Ka burime e pretendime që flasin se ai ishte infektuar me virusin e murtajës nga shërbimi sekret i sulltaneshës Hyrem, e cila pretendonte që në postin e Veziti të madh të  emëronte njeriun e vet të besueshëm.

Literatura:

Joseph Von Hammer. Istorija Turskog Osmanskog Carstva, Zagreb 1979.

https://en.wikipedia.org/wiki/Ayas_Mehmed_PashaCached

https://www.wikidata.org/wiki/Q2016684

Gazeta Votra.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Sot është dita e tretë e ofensivës së përgjithshme të forcave ushtarake e policore serbe. …