Brickos

Veziri i Madh, Koxha Sinan Pasha (Sinan Pashë Topojani) (1506- 3 mars 1596) X

Koxha Sinan pasha, i njohur edhe si Sinan Pashë Topojani, u lind në krahinën e  Lumës, në vitin 1506. Edhe ky shqiptar, i rrëmbyer në fëmijëri me ligjin e Devshirmesë, në rrugpmin e tij nëpër Perandorinë Osmane u bë  ishte burrë shteti i njohur për kohën. Është në mesin e pashallarëve e vezirëve më të njohur te  Perandorisë Osmane. Për dallim nga vezirët e tjerë shqiptarë, Sinan Pasha pati rastin që postin e kryeministrit, Vezirit të Madh, ta marrë pesë herë, që është rast unikat në historinë e Perandorisë Osmane.

Historiani i njohur botëror me orgjinë austriake Joseph von Hammer, në librin e tij voluminoz, Historia e Perandorisë Osmane, Sinan Pashën e kishte quajtur, “Shqiptari i shfrenuar”.

Në vitin 1569 nga Sulltani ishte emëruar Guvernator i Egjiptit.

Në biografinë e tij të pasur  janë shënuar pushtimi  i Jemenit, në vitin 1571, ku edhe mori titullin e fitimtarit.

Korri fitore kundër spanjollëve në Tunizi, në vitin 1574. Njihet edhe për zharrosjen e mbetjeve mortore të Shën Savës, shkizmatikut të njohur të Kishës së Pavarur Ortodokse Serbe. Sinan Pasha i kishte ndëshkuar serbët si bashkëpunëtorë të Perandorisë Habsburge në luftën që zhvilli kundër tyre Perandoria Osmane, gjatë viteve 1593-1606.

Në vitin 1580, Sinan Pasha  komandoi ushtrinë turke kundër Safavidëve në Luftën Osmane-Safavide  gjatë viteve 1578-1590. Për merita të, veçanta në luftë  u emërua Vezir i Madhnga Sulltan Murati i Tretë. Edhe pse kishte korrë fitore ishte ndier i pikëlluar për shkak të humbjes së oficerit të tij shumë të dashur, Mehmet Pashës, në vendin e quajtur Guri, gjatë një përpjekjeje  kundër  garnizonit të Tbilisit.

Në vitin 1586, me kërkesën e tij, Sulltan Murati i Tretë lëshoi ​​një dekret perandorak i përjashtoi nga taksat  pesë fshatra në Lumës që ishin vendlindja e tij.

Më pas u emërua guvernator i Damaskut. Në vitin 1589, pas revoltës së madhe të jeniçerëve, u emërua Vezir i Madh për herë të dytë. Sinan Pasha ishte i përfshirë edhe në rivalitetin e dy princërve vllahë,  në garën e tyre për fronin në Vllahi, mes Mihnea Turcitul dhe Petru Cercel.  Në fund, në mars të vitit 1590, mori anën e Mihnea Turcitulit dhe urdhëroi ekzekutimin e kundërshtarit të tij  Petru Cercel.

Po atë vit kishte ndërtuar një Pallat madhështor mbi muret në detin e Marmarasë.

Një revoltë e jeniçerëve çoi në shkarkimin e tij nga Sulltani në vitin 1591, por dy vjet më vonë, në 1593 sërish u thirr në Stamboll dhe për herë të tretë emërohet Vezit i Madh. Më 1593, udhëhoqi ushtrinë Perandorake  në luftën e gjatë kundër Habsburgëve. Sinan Pasha u përball me humbje të shumta në frontin verior, që  ishte dobësuar nga vdekja e komandant boshnjak, Hasan-Pasha Predojeviq gjatë Betejës në Sisak të Kroacisë së sotme.

Në vitin 1594 kishte dërrmuar kryengritësit  në Banat. Kishte zbuluar eshtrat e igumenit serb, Shën Sava dhe kishte urdhëruar që mbetjet e tij mortore të digjeshin  në Beograd, (në vendin e kishës së sotme te Shën Savës), si masë ndëshkimore për besnikërinë e serbëve ndaj  Perandorisë së Habsburgëve.

Pavarësisht nga fitoret e tij të një pas njëshme, në shkurt 1595, u shkarkua nga posti i Serasqerit dhe u dëbua në Malkara.  Menjëherë,  pasi kishte ardhur në fronin perandorak Sulltan Mehmedi i Tretë në gusht të atij viti, Sinan Pasha, rikthehet në postin e Vezirit të Madh dhe kishte ndërmarrë një ekspeditë të re kundër prijësit, Michael Brave e Vllahi. Humbja e tij në Betejën e Călugăreni, dhe seri e konfrontimeve të pasuksesshme me Habsburgët, në Esztergom, bëri që sërish t i merret Vula zyrtare e Vezirit të Madh, më 19 nëntor të vitit 1595).

Vdekja e pasardhësit të tij, Lala Mehmet Pashës tri ditë më vonë, bëri që  Sinan Pashë shqiptari për  të pestën herë të emërohet Vezir i madh.

Ishte në mesin e pashallarëve që kishte shumë rivalë të fuqishëm, por edhe pasuri të mëdha. Historianët turq gjithashtu theksojnë faktin  se ai qëndroi afër në trashëgiminë e tij dhe u ka ndihmuar aksioneve Shqiptare për pozita të nivelit të lartë në kuadër të Perandorisë.

Sinan Pasha ndërtoi kështjellën e njohur të  Kaçanikut në Vilajetin e Kosovës, me një kuzhinë,  dy hane të mëdha,  një hamam dhe një Xhami që ende mban emrin e tij. Njëri nga projektet e tij të fundit ndërtimore ishte në Kostandinopojë në  Kulije, që ishte punuar nga arkitekti i njohur i kohës,  Davut Aga. Pallati  dallohet me dhoma dhe brendi komplekse ku në Tyrben e tij  janë prezantuar dekoratat dhe shumëçka nga trashëgimia. Nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij të papritur edhe pse ishte në moshë 90 vjeçare.

Ai vdiq papritmas më 15 mars të vitit 1596, duke lënë pas një pasuri të madhe. Sinan Pasha është varrosur në Stamboll pranë Pazarit të Madh.

Burimet:

  1. Andreas Tietze (1975), Mustafa Ali’s Description of Cairo of 1599: text, transliteration, translation, notes, Forschungen zur islamischen Philologie und Kulturgeschichte (5), Verl. d. Österr. Akad. d. Wiss., p. 75, ISBN 9783700101192, OCLC 2523612
  2. a b c d e f Elsie, Robert. A Biographical Dictionary of Albanian History. 6 Salem Road, London W2 4BU: I.B Tauris & Co. Ltd. p. 416. ISBN 978 1 78076 431 3. Retrieved 2014-01-07.
  3.  Velimirovic, p. 159
  4. Fetvacı, Emine (2013). Picturing History at the Ottoman Court. 601 North Morton Street, Bloomington, Indiana: Indiana University Press. p. 217. ISBN 978 0 253 00678 3. Retrieved 2014-01-07.
  5.  Freely 2011, p. 148
  6. Freely 2011, p. 325 (wikipedia në gjuhën angleze)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …