leoni

77371gorsel6

Veziri i Madh, Shemsi Ahmed Pasha (1492 – 28 prill 1580) IX

Shemsi Ahmet Pasha ishte me origjinë shqiptare. U lind në vitin 1492. Nuk dihet vendi ku ka lindur, por del të jetë i shënuar si shqiptar nga i ati, jo na nëna. Qysh në moshë të re, pasi i kishte kryer me sukses mësimet ishte emëruar nëpunës në Oborrin e Sulltan Sylejmanit të Madhërishëm. Ai, në periudha të ndryshme kohore  ka  shërbyer si guvernator osman në Damasku, Sivash, Anadoll dhe në viset e Rumelisë.

Më 1553 ka marrë pjesë në fushatën ushtarake kundër Persisë. Iu kishte besuar detyra për ta  shoqëruar në Stamboll, Mustafa Pashanë, djalin e madh të Sulltanit, pasi ishte kurdisur gjoja rebelimi i tij kundër babait, Sulltan Sylejmanit. Kishte simpati për princin Mustafa dhe kishte bërë përpjekje ta frenonte fundin e tij tragjik. Në vitin 1551, Sulltan Sylejmani e kishte emëruar guvernator të Damaskut. Në Vitin 1554, guvernator në Sivash. Në vitin 1556 mori pjesë në ekspeditën kundër Zigetvarit në Hungari. Në krye të 2000 jeniçerëve kishte arritur ta pushtonte kështjellën e Badofit.

Ka qenë mbikëqyrës i robërve  dhe arkëtar në kohën e Skënder Qelebiut. Pas vrasjes së Skënder Qelebiut, më 1558, Shemsi Pasha vendoset  në Enderun ku kishte shërbyer në rojet e jashtme të rrjetit të jeniçerëve.

Ishte shquar sidomos në kohën e Vezirit të Madh, me origjinë nga Bosnja, Mehmed Pashë Sokolloviq, i cili postin e Serasqerit e mbajti deri në vitin 1579.  Nëna e Shemsi Ahmed Pashait,  thuhet se ishte me origjinë familjare një pasardhës i drejtpërdrejtë i Halid Ibni Velidit, komandantit të famshëm të ushtrisë islame, i cili pushtoi  Sirinë në kohën e profetit Muhamed, në shekullin e 7-të. Nëna e tij, Aishe Humashah,  ishte mbesa e Sulltan Sylejmanit.

Në kohën kur ishte emëruar pranë Vezirir të Madh, Sokolloviq, kishte ngritur Pallatin Topkapi.  Ai kishte urdhëruar  arkitektin më të njohur të kohës, ( Leonardo Da Vinçin)  e Lindjes, mjeshtrin me origjinë shqiptare, Mimar Sinan, që të ndërtonte një xhami në Kompleksin bregdetar të  Bosforit, në Konstandinopojë. Xhamia e Shemsi Pashës  është njëra ndër xhamitë më të vogla që është porositur nga veziri i madh, por kjo është një nga xhamitë më të njohura në qytet, për shkak të një kombinimi të dimensioneve të saj në miniaturë dhe vendndodhjen e saj ujore. Kjo xhami unikate është përmendur si një karakteristikë krejt e veçantë  e mjeshtrit të përkryer të kohës, Mimar Sinan. Ai me gjenialitetin e tij krijues e ndërtues, kishte arritur të lidhte organikisht një përzierje të  arkitekturës  me peizazhin natyror.

Gjatë kohës, kur Shemsi Pasha ishte emëruar  Guvernator i Përgjithshëm i Rumelisë, në ditën kur me përcjellësit dhe njerëzit e tij, po largohej nga Stambolli për në Sofje, në vitin 1565 ishte organizuar një pritje madhështore e  pa parë deri atëherë në kryeqytetin e Perandorisë. Ishte një spektakël i jashtëzakonshëm i cili, në përmasa të tilla  kurrë nuk ishte organizuar  më parë. Aty, ai ishte shfaqur me madhështi e dinjitet si njeri shumë i  çmuar nga të gjithë, si nga populli, jeniçerët, ushtarët ashtu edhe autoritete më të larta të Stambollit.

Postin e Vezirit të Madh e ka mbajtur pas vdekjes së Mehmet Pashë Sokolloviqit, në vititn 1579, njërit vezirët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane. Ka pasur mosmarrëveshje me Vezirin, por nuk është ndëshkuar nga Sulltani. Shemsi Ahmed Pasha ka vdekur më 28 prill  të vitit  1580, nga një sëmundje e pashëruar. Trupi i tij ishte varrosur në varrezat e Edirnekapisë. Është ndër vezirët e pakët shqiptarë të cilit nuk iu mor koka, edhe pse nuk dihet se si iu zhvillua sëmundja përnjëherë kur ishte emëruara në postin e Vezirit të Madh, edhe pse asokohe kishte  88-vjet.

Burimet:

 Vikipedi, özgür ansiklopedi,

Peçevi İbrahim Efendi (1283 / ) baskısı, “Peçevi Tarihi” C.1 say.140-141

Gültekin, Gülbin. 1994. “Semsi Pasa Külliyesi.” In Dünden Bugüne, Istanbul Ansiklopedisi. Istanbul: Tarih Vakfi, VII, p. 158–159.

Josepf Von Hammer. Istorija Turskog Osmanskog Carstva, Zagreb 1979.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Burimet e ndryshme të lajmeve nga Drenica Qendrore bëjnë të ditur se atje ka ndodhur …