MIT
mbpzhr 2018
Airport Adem Jashari
kek
Fillimi / Institucionet / Vihet gur-themeli për ndërtimin e Kullës së Shaban Mangjollit

Vihet gur-themeli për ndërtimin e Kullës së Shaban Mangjollit

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në vënien e gurthemelit të Kullës së Shaban Manxhollit në Mikushnicë. Me këtë rast, ministri Gashi tha se “njëzetë vjet pas çlirimit të Kosovës, dekada të tëra pas luftërave të Azem Bejtës, Shaban Polluzhës, Tahir Mehës, Kryetrimit të UÇK-së, Adem Jasharit, vendosëm gurë themelet e Shtëpisë Muze, Kullës të, një ndër luftëtarëve më besnik të Lëvizjes Kaçake, bashkëluftëtarit të Azem Bejtës e Shaban Polluzhës, luftëtarit guximtar dhe sypatrembur të Drenicës dhe të mbarë shqiptarisë, atdhetarit, Shaban Manxholli. Jeta e Shaban Manxhollit, sikur edhe e bashkë kohanikëve  të tjerë trima, Ahmet Delia, Ramë Islami, Shaqir Smaka,  Halit Bajrami, Hazir Rama, Kamber Loshi, Sejdi Meta, Isuf Rexha, Shote Galica  e shumë të tjerë, ishte luftë e pa ndalur për mbrojtjen e tokave të parëve tanë, luftë për nderin, krenarinë e rrënjëve tona, gjakut, identitetit dhe emrit  shqiptar” tha ministri Gashi. Tutje ministri Gashi u shpreh i lumtur dhe shumë i nderuar  që në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, së bashku me popullin trim, të Drenicës po i vendosim gurë themelet e Shtëpisë Muze/ Kullës së atdhetarit, Shaban Mangjolli, të cilin shkrimtari e , kishte portretizuar si ‘Kaçaku  i gjatë si një Flamur’” tha ministri Gashi. “Mbi themelet e kësaj Shtëpie Muze, Kullës së Shaban Manxhollit, përjetë do të zë rrënjë edhe një copë e kujtesës sonë historike, për rrugëtimin tonë, nga robëria deri te liria, çlirimi dhe shtet ndërtimi i Republikës së Kosovës. Sa herë që, rinia dhe vizitorë tjerë të vijnë në këtë Kullë të krenarisë shqiptare, gjithnjë dhe gjithmonë do ta ndjejnë se, populli shqiptar, lirinë e tij e shkroi me gjakun e vetë” shtoi ministri Gashi. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari si dhe deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Janë asfaltuar segmentet e rrugëve në fshatin Klinë të Skenderajt

Ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve në fshatin Klinë të komunës së Skenderajt, ku ...