Viola Von Cramon

Viola von Cramon thotë se Emmanuel Macron nuk dëshiron t’ua mundësojë kosovarëve lëvizjen pa viza

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel ka thënë se kryetari francez, Emmanuel Macron nuk dëshiron t’ua mundësojë kosovarëve lëvizjen pa viza, ndonëse nuk ka qenë i qartë rreth arsyeve të mosmbështetjes së liberalizimit të vizave. “Macron nuk ka qenë i qartë rreth asaj se pse nuk po e mbështet procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ne vetëm e dimë se ai nuk dëshiron të mundësojë regjim të lëvizjes pa viza për kosovarët”, ka deklaruar Von Cramon. Ajo disa ditë më parë, kishte shkruar se Kosova duhet ta pyesë presidentin e Francës, Emmanuel Macronin, se pse ai ngurron që kosovarët të marrin liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Bram Vreugdenhil

Raporti i KE-së: Gjykata Speciale në Hagë po përballet me sfida në pengimin e drejtësisë dhe kompensimin e viktimave

Komisioni Evropian në Raportin e fundit për Kosovën ka vënë në pah se Gjykata Speciale …