Visar Ymeri: E njoftova zonjën Apostolova me domosdoshmërinë e ndryshimit të kursit politik të qeverisjes në Kosovë

Visar Ymeri: E njoftova zonjën Apostolova me domosdoshmërinë e ndryshimit të kursit politik të qeverisjes në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka bërë të ditur se ka takuar përfaqësuesen speciale të BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova e cila sapo e ka marrë mandatin. E njoftova znj. Apostolova me situatën politike që po mbretëron në vendin tonë si dhe me qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që lidhen me rrugën e Republikës së Kosovës drejt BE-së, dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të kursit politik e qeverisjes në Kosovë, për ta vendosur atë në rrugë drejt sovranizimit dhe zhvillimit ekonomik, e drejt rritjes së mirëqenies e barazisë shoqërore për popullin e Kosovës”, ka shkruar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …