Visar Ymeri: Qeveria e ardhshme e Kosovës pas 6 tetorit, duhet të mos jetë e varur nga Lista “Srpska”

Visar Ymeri: Qeveria e ardhshme e Kosovës pas 6 tetorit, duhet të mos jetë e varur nga Lista “Srpska”

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka thënë se presionet, kërcënimet dhe shantazhet e Beogradit zyrtar ndaj serbëve me të drejtë vote në Kosovë për t’i obliguar ata ta votojnë Listën “Srpska”, dëshmojnë edhe më shumë domosdonë që Qeveria e ardhshme e Kosovës pas 6 tetorit, të mos jetë e varur nga ky formacion politik. Kjo ndërsymje e ndërhyrje e Beogradit zyrtar, sipas tij, e dëshmon edhe më shumë se deputetët e Partisë Socialdemokrate në legjislaturën e fundit, kishin të drejtë kur bashkë me kryeministrin Haradinaj kanë larguar këtë ndikim në vendimmarjen shtetërore të Kosovës, për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës prej kur Listës “Srpska” është e pranishme në Kuvendin e Republikës.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …