Krijimi i fondit zhvillimor është masa e parë që do të ndërmarrë koalicioni AAK-PSD gjatë qeverisjes së ardhshme

Visar Ymeri: Vullneti i votuesve serbë të Kosovës është deformuar përmes presionit nga Beogradi

Në zgjedhjet e 11 qershorit, vullneti i votuesve serbë të Kosovës është deformuar përmes presionit nga strukturat e Serbisë dhe Lista Serbe, ka shkruar në një postim të tij kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri. “Fillimisht kjo është bërë mbi partitë tjera lokale serbe, duke detyruar që të tërhiqen nga gara, siç ishte rasti me një parti, e cila ka tërhequr listën e kandidatëve nga zgjedhjet pas presionit nga Beogradi. Ndërkaq, Partia Liberale e drejtuar nga Sllobodan Petroviq nuk kishte bërë fare fushatë parazgjedhore, si pasojë e kërcënimit të hapur nga Lista Serbe mbi mbështetësit e tij se do të largohen nga puna”.

“Edhe gjatë heshtjes zgjedhore, madje edhe në ditën e zgjedhjeve, nëpër programet e ndryshme të kanaleve televizive të Serbisë që ndiqen nga serbët në Kosovë, janë ftuar hapur serbët që të votojnë për Listën Serbe.

Më tej, përmes komisionerëve e zyrtarëve zgjedhorë në komunat veriore, praktikisht vetëm Lista Serbe ka pasur anëtarët e saj në komisione, duke bërë kështu që të ketë kontroll të plotë në vendvotime dhe të organizojë dhe zbatojë skemën e votimit vetëm për Listën Serbe, pa u vërejtur dhe pa u denoncuar”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …