Vishaj: Situata epidemiologjike nuk është aq shqetësuese që të shkohet drejt mbylljes

Duke folur për gjendjen shëndetësore në vendin tonë pas rritjes së rasteve të të infektuarve me virusin korona, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka deklaruar se situata epidemiologjike nuk është aq shqetësuese që të shkohet drejt mbylljes. “Për momentin kemi mjaftueshëm barna esenciale për trajtimin e pacientëve me Covid. Rekomandimet e institutit kombëtar të shëndetit publik duhet të respektohen nga të gjithë ne. Vendimet e Qeverisë ne duhet ti zbatojmë në përpikëri të gjithë ne. Unë nuk mendoj që mbyllja është opsion dhe nuk mendoj që situata epidemiologjike për momentin është e tillë që të ketë mbyllje” ka deklaruar për “Ekonomia Online”, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

Kontrolloni gjithashtu

Flakadanët e lirisë në Gllogjan, mesazhi i Dukagjinit para verdiktit të Hagës: “Çlirimtarët nuk janë vetëm”

Gllogjani është bërë të dielën një tjetër pikë e mobilizimit publik në prag të shpalljes …