leoni

Vitia ka shënuar ditën e Çlirimit

Aktivitetet për nder të 14 Qershorit-Ditës së Çlirimi të Vitisë, kanë filluar të enjten me një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë. Më pas janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve në Viti. Gjithashtu u mbajt edhe një konferencë me temën “ Roli i gruas në shtet ndërtim” në të cilën ka marrë pjesë me një fjalë rasti edhe Atifete Jahjaga, ish presidente e Republikës së Kosovës. Kjo ditë është shënuar në Viti edhe me aktivitete të tjera, si me një ekspozitë të artit pamor, koncert festiv, çiklizëm por edhe me volejboll. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira në seancën solemne ka mbajtur një fjalë rasti për nderë të ditës së çlirimit. “Pa dyshim se kjo ditë do të mbetet ditë Lavdije e feste që do të kremtohet për vite e shekuj në të ardhmen, e themi këtë sepse pikërisht me 14 qershor të vitit 1999 përpjekjet intelektuale bashkë me ato ushtarake të përkrahura fuqishëm nga miqtë tonë euro atlantik u kurorëzuan me çlirimin dhe largimin definitiv të trupave ushtarake e paramilitare serbe në Kosovë”, u shpreh kryesuesi Pira. Kurse Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë, ndër tjerësh tha se në këtë ditë të rëndësishëm ne kemi obligime para nesh. “ 14 Qershori i vitit 1999 ishte dita kur qytetarët e komunës së Vitisë përfundimisht frymuan lirshëm, nga dhuna dhe agresioni i pushtuesit serb, kjo ishte dita kur qytetarët e komunës sonë pas përpjekjeve gati shekullore e realizuan aspiratën e vet nacionale për liri dhe demokraci”, theksoi ndër tjerash kryetari Haliti. Ai shtoj se në këtë ditë duhet të kujtohet e kaluara, historia duke potencuar se me këtë ja kujtojmë vetës obligimet që kemi ndaj vendit. Ndërkaq Qemajl Rexhepi, përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, dega në Viti pos që foli mbi luftën e UÇK-së dhe përkrahjen e miqve ndërkombëtar për liri ju uroj të gjithë qytetarëve 19 vjetorin e çlirimit të Vitisë. Kurse gjatë konferencës me temën “ Roli i gruas në shtet ndërtim” znj. Atifete Jahjaga, ish presidente e Republikës së Kosovës u paraqit me një fjalë rasti ku foli në veçanti mbi kontributin e gruas në shtet ndërtim. “ Me suksesin e grave dhe vajzave në shkencë, sport, artë e kulturë, ato po na bëjnë krenar dhe po dëshmojnë se Kosova pavarësisht izolimit të saj e ka vendin e saj në Evropë dhe në botë. Xhudistja Kosovare, Majlinda Kelmendi i soli Kosovës së lirë dhe të pavarur medaljen e parë të artë nga lojërat olimpike të Rios dhe sukseset e saj nuk kanë të ndalur”, u shpreh znj. Jahjaga. Ajo përmendi edhe gratë e tjera të suksesshëm të cilat po e bëjnë krenarë shtetin e Kosovës si: Era Istrefi, Dua Lipa dhe Rita Ora. Përndryshe 14 Qershori-Dita e Çlirimit të Vitisë është shënuar me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …