Gjatë një tubimi me qytetarët në lagjen Dardania, ish-presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë transparence në procesin e dialogut me Serbinë. Osmani ngriti pikëpyetje lidhur me takimet e mbyllura të Kurtit me presidentin serb Aleksandar Vuçiçdhe ish-emisarin evropian Miroslav Lajçák, duke thënë se qytetarët dhe opozita nuk janë informuar asnjëherë për përmbajtjen e diskutimeve. “Çfarë ka folur ai me Vuçiçin dhe Lajçakun brenda një dhome? Çfarë është diskutuar aty, askush nuk e di”, deklaroi Osmani para qytetarëve në Prishtinë. Ajo shtoi se opozita nuk ka marrë kurrë sqarime për temat e bisedimeve në dialogun Kosovë-Serbi, duke e cilësuar këtë si mungesë llogaridhënieje ndaj qytetarëve dhe institucioneve demokratike. Deklaratat e Osmanit vijnë në një periudhë tensionesh politike dhe debatesh të vazhdueshme rreth procesit të dialogut dhe marrëdhënieve të Kosovës me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
