Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Uashington, takon kongresistin Johnson, i cili vizitoi Kosovën para pak kohe

Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Uashington, takon kongresistin Johnson, i cili vizitoi Kosovën para pak kohe

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, po i vazhdon takimet me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Osmani ka njoftuar se dje është takuar edhe me senatorin amerikan, Ron Johnson, i cili para disa ditësh kishte qenë për vizitë në Kosovë. “Dje në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas takimit me Senatorin Ron Johnson, i cili shërben në Komisionin për Punë të Jashtme të Senatit”, ka shkruar Osmani, pa dhënë shumë detaje rreth takimit. Ndryshe nënkryetarja e LDK-së dje ka takuar edhe përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ndërsa të martën është takuar në Shtëpinë e Bardhë me drejtorin për Evropë nga Këshilli për Siguri Kombëtare, John Eath. Gjatë kësaj vizite në Washington, Osmani ka takuar gjithashtu edhe kongresistin Dean Philips.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …