Vlera e kursimeve nëpër banka ka kaluar mbi pesë miliard euro ndërsa vlera e kredive në mbi 4 miliard euro

Nga raportet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), mësohet se vlera e kursimeve të qytetarëve tonë nëpër banka, ka arritur në pesë miliard euro e 200 milion euro ndërsa vlera e kredive në mbi 4 miliard euro. Njohësit e ekonomisë janë cituar të kenë thënë se kjo tregon se qytetarët e Kosovës janë duke kursyer gjatë krizës ekonomike dhe se ata janë duke shpenzuar vetëm për artikuj të domosdoshëm. Edhe rritjen e vlerës së kredive ata e kanë shpjeguar me krizën ekonomike duke thënë se për shkak të vështirësive financiare, qytetarët tonë kanë qenë të detyruar të hyjnë kredi për blerjen e artikujve të domosdoshëm për jetë. Njohësit e fushës së ekonomisë ju kanë bërë thirrje atyre që kanë kursime të shumta që do të ishte më mirë që mjetet e tyre t’i investonin në ndonjë biznes, të planifikuar e studiuar mirë dhe të krijonin vende të reja pune se sa deponimi i patave të tyre në banka në këmbim të një fitimi më të vogël.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …