Vlora Çitaku: Kushtetuta nuk mund të respektohet vetëm kur i konvenon pushtetit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike dhe respektimin e Kushtetutës, duke thënë se shkelja e saj me vetëdije nuk mund të konsiderohet normale në një demokraci. Çitaku ka theksuar se dialogu dhe përplasjet politike janë pjesë e demokracisë, por sipas saj, Kushtetuta nuk mund të trajtohet si çështje e vullnetit politik. “Kushtetuta nuk është çështje disponimi politik. Nuk respektohet vetëm kur të konvenon dhe nuk anashkalohet kur të pengon”, ka shkruar ajo. Çitaku ka shtuar se demokracia nuk nënkupton vetëm fitimin e votave, por edhe respektimin e kufijve që përcaktohen nga ligji dhe Kushtetuta. “Demokracia nuk matet vetëm me votën që e fiton, por edhe me respektimin e kufijve që na i ka caktuar ligji dhe Kushtetuta”, ka deklaruar ajo. Reagimi i saj vjen në kohën kur skena politike në Kosovë po përballet me përplasje të vazhdueshme lidhur me funksionalizimin e institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Albulena Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, rrezikojmë përsëritjen e krizës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se partitë politike duhet të arrijnë …