Fillimi / Lajmet / Vlora Çitaku: PDK-ja e ka kuptuar ndryshimin që kanë kërkuar qytetarët që nga zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit
Vlora Çitaku: PDK-ja e ka kuptuar ndryshimin që kanë kërkuar qytetarët që nga zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit

Vlora Çitaku: PDK-ja e ka kuptuar ndryshimin që kanë kërkuar qytetarët që nga zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, vlerëson se partia e ka kuptuar ndryshimin që kanë kërkuar qytetarët që nga zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit. “Nuk e kam të lehtë të flas për vitet e kaluara pasi vetë s’kam qenë pjesë e politikës dhe nuk mund të jap leksione se çfarë duhet të bëhet më mirë. Ka pas një lloj mllefi kundër partive politike – ne e kemi lexuar drejtë se qytetarët kanë kërkuar ndryshim. Jemi adaptuar por nuk jemi shuar”. “Është normale që kërkesat e qytetarëve në vitin 2021 nuk janë të njëjta me ato të vitit 2008. Nuk e di a janë këto shkak-pasojë zgjedhjet e 14 shkurtit dhe 17 tetorit por procesi i reformimit të brendshëm na është imponuar pak në mënyrë të padëshirueshme pasi kreu ynë gjendet në Hagë. Ajo  theksoi se reformimi i partisë ka filluar shumë më herët dhe se nuk ka dyshim se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të dalin shumë më mirë pasi sipas saj elektoratit i është rikthyer besimi dhe shpresa në PDK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Rritja e infektimeve dhe rasteve të vdekjes nga virusi korona ishte e befasishme dhe e paparashikuar

Kryeministri, Kurti, pranon ta përfaqësojë kosovën me fusnotë, në takim me Këshillin e Stabilizim-Asociimit mes BE-së e Kosovës

Kryeministri, Albin  Kurti ka pranuar ta  përfaqësojë Kosovën me fusnotë në takimin e Këshillit të ...