Kandidati i LDK-së për kryetar të Besianës, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas akuzave që i ka bërë Shpejtim Bulliqi

Kandidati i LDK-së për kryetar të Besianës, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas akuzave që i ka bërë Shpejtim Bulliqi

Kandidati i LDK-së për kryetar të Besianës, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas akuzave që i ka bërë kandidati i Vetëvendosjes Shpejtim Bulliqi, gjoja për blerje votash. Ai i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e tilla dhe  ka shkruar se viktimizimi i bazuar në shpifje nuk duhet të jetë arsyetim për humbje të një gare të pastër dhe korrekte. Nuk është natyrën time të merrem me të tjerët, megjithatë jam i detyruar të reagojë pasi dje, unë dhe ekipi im, jemi apostrofuar si provomues të një fushate të ulët. Unë dua të siguroj të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe të Kosovës se unë dhe ekipi im gjatë tërë kohës kemi bërë një fushatë pozitive, të fokusuar në program dhe kemi dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve. Në rreth 600 takime me qytetarë anë e mbanë Llapit dhe Gollakut, asnjëherë nuk jemi marrë me kundërkandidatët. Për këtë mund të dëshmojnë afro 20,000 qytetarë që i kam takuar. Asnjëherë nuk jemi marrë me shpifje personale e as me blerje të votave. Asnjëherë nuk kanë qenë në fokus të fushatës sime kundërkandidatët, edhe pse kundërkandidati në fjalë qysh në adresimin e parë, në debatin e parë të fushatës, ka nisur me sulme ndaj integritetit tim dhe të familjes sime ka shkruar mes tjerash, Ekrem Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …