Kryetarja, Vjosa Osmani, ka nënshkruar një vendim me të cilin, zonja Vlora Spanca, i propozohet Kuvendit të Kosovës për pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës me 67 vota për 9 kundër dhe një abstenim, Kuvendi e ka zgjedhur Vlora Spancën, Auditore të Përgjithshme të Kosovës me mandat pesëvjeçar. Pro kanë votuar deputetët e pushtetit dhe të Listës Serbe. Zonja Spanca nga viti 2017, ka ushtruar detyrën e Ndihmëses së Auditorit të Përgjithshëm. Deputetët e opozitës votuan kundër. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se kapja e institucionit të pavarur të Auditorit të Përgjithshëm nga kryeministri Albin Kurti përmes motrës së këshilltares së tij do ta humbë kredibilitetin e këtij institucioni. Vlora Spanca, është motra e këshilltares së kryeministrit, Albin Kurti, Valbona Mehmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Xhelal Sveçla refuzon simbolin e OVL-UÇK-së dhe voton kandidatin e Listës Serbe, pa sqarim publik pas seancës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë hyrjes në ndërtesën e Kuvendit ka refuzuar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
