Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij, ka bërë thirrje për rezistencë ndërsa ka kritikuar aleatët për indiferencë

Volodymyr Zelenskij: U bën thirrje evropianëve që t’ na dalin në krah, u bëj thirrje që të mos heshtin

Në një dalje nga Kievi, presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje evropianëve që t’i dalin në krah vendit të tij. “U bëj thirrje evropianëve që të mos heshtin,” tha ai. “Dilni nëpër rrugë dhe mbështesni Ukrainën.” Presidenti ukrainas, i cili me qëndrimet e mbajtura që prej nisjes së luftës është kthyer në simbolin e rezistencës, u shpreh po ashtu se nëse Ukraina nuk reziston dot, do të bjerë edhe Evropa. Nëse ne biem, do të bini edhe ju. Ju lutem mos heshtni. Mos bëni një sy qorr në këtë rast. Që nga fillimi i pushtimit mes Ukrainës dhe Rusisë janë zhvilluar deri më tani dy takime për negocime  dhe i radhës pritet të mbahet këtë fundjavë.

Kontrolloni gjithashtu

FAZ: Nuk është befasi që Kosova dëshiron të aplikojë për anëtarësim në BE por gjasat janë shumë të vogla

Albin Kurti: Nuk do t’ua imponoj serbëve Projekt-Statutin e Asociacionit, pasi është shkelje e të drejtave të njeriut

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Caitung, ka analizuar sfidat që lindin nga mungesa e iniciativës të …