Vuçiq

Vuçiq: Anulimi i votave nga Serbia, është lojë të brendshme e të gjitha partive në Kosovë kundër Vetëvendosjes

Ndryshimi që prodhoi anulimi i votave nga Serbia në mandatet e partive politike ka rikthyer akuzat mes subjekteve. Lëvizja Vetëvendosje, së cilës iu hoqën tre deputetë pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, është kritikuar se me ankesën e ushtruar në Gjykatën Supreme po ia bën avokatin Listës Serbe. Votat e anuluara, të parregullta nga Serbia  nuk kanë kurrfarë efekti në rezultatin e Listës Serbe, pasi ky subjekt i ka siguruar të gjitha 10 vendet e garantuara. Pjesë të skenarit Vuçiqi e ka bërë edhe Lidhjen Demokratike me të cilën Vetëvendosja është duke zhvilluar negociata për arritjen e koalicionit. Sipas Vuçiqit edhe po t’i anulojnë katër deri në pesë mijë vota nga Serbia kjo nuk do të ndikonte në Listën Serbe, e cila fitoi dhjetë vende. Nuk ishte Lista Serbe shënjestra, por duhej të dëmtohej imazhi i Serbisë dhe për të ndryshuar përbërjen në parlament, sepse nëse hyn NISMA, numri i vendeve të Kurtit do të zvogëlohet, dhe atëherë LDK-ja në bllok mund të ketë më shumë sesa Kurti, duke imponuar në këtë mënyrë kandidatin e tyre kryeministër, Vjosa Osmani”, ka thënë Vuçiqi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …