Aleksander Vuçiq

Vuçiq: Gjithçka që duan shtetet perëndimore nga Serbia është njohja e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se gjithçka që duan shtetet perëndimore nga Serbia përshtatet në një fjali njohja e pavarësisë së Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se Serbia është në një pozitë shumë të vështirë kur bëhet fjalë për Kosovën, vazhdimin e dialogut në fillim të majit. “Do t’u them të gjithë qytetarëve të Serbisë se nga Serbia pritet, në të gjithë hemisferën perëndimore, që ajo ta pranojë pavarësinë e Kosovës, ky është thelbi i procesit. E gjitha qëndron në një fjali, pjesa tjetër nuk ka ndryshuar shumë. Përveç se tani ajo dëshirë do të jetë më e shprehur dhe më drastike se më parë. Ne do të insistojmë më fort dhe më qartë se më parë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, në mënyrë të plotë, de me thënë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, siç parashikohet në atë dokument në gjashtë pikat e para dhe nga marrëveshja e zbatimit e vitit 2015, ka theksuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …