Aleksandar Vuciq

Vuçiq: Sa i përket Trepçës bëhet fjalë për standard të dyfishtë

Agjencia beogradase e lajmeve, “Beta” bën me dije se kryeministri i Serbisë, Vuçiq ka thënë se sa i përket Trepçës bëhet fjalë për standard të dyfishtë dhe nuk mendon se shqiptarët të gjithë këtë e kanë bërë të vetëm. Serbia pyet pse askush nga BE-ja nuk reagon për gjuhën e ashpër të Kroacisë. Gazetarët e kanë pyetur se pse askush nga partnerët e Serbisë në Bruksel nuk ka reaguar për vendimin e Kosovës lidhur me Trepçën. “Nuk reagojnë pasi që ne jemi partner i vogël. Dyshoj se do të reagojnë, e as që e kam pritur që do të reagojnë. Ata  do të reagonin për gjëra krejt të vogla, por jo  për Trepçën. Këto janë këto standarde të dyfishta? Këtë nuk e kanë bërë vetëm shqiptarët. Dikush i ka lejuar të bëjnë këtë. Serbia nuk do të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të diskutohej për Ligjin për Trepçën, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Nuk e kam pranuar këshillën e Zyrës për Kosovën që këtë çështje ta prezantojmë në OKB ka saktësuar Vuçiq, i cili me këtë rast e ka zbutur në një masë të madhe retorikën kërcënuese antishqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …