Aleksandar Vucic

Vuçiq: Serbia nuk mund t’i shkelë interesat e veta kombëtare e shtetërore në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia nuk mund t’i shkelë interesat e veta kombëtare e shtetërore në Kosovë shefi i Qeverisë serbe sot ka biseduar me Angelina Eichhorst rreth dialogut me Kosovë – Serbi. “Çdo zgjidhje, deri më tash, ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për palën serbe,e cila përcaktimin e vet për paqe e stabilitet e ka konfirmuar shumë herë, por Serbia, po ashtu, nuk mundet që vullnetarisht të shkelë interesat e vete shtetërore e kombëtare”, citon Veçernje Novosti të ketë thënë kryeministri Vuçiq. Kryetari i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe drejtoreshës së Departamentit për Europën Perëndimore, Ballkanin e Turqinë në Shërbimin për Politikë të Jashtme Angelina Eichhorst, në bisedimet ku kanë konstatuar se është e nevojshme të vazhdohet dialogu i mëtejmë Beograd- Prishtinë në dobi të gjetjes së zgjidhjes së pranueshme nga të dy palët.

Kontrolloni gjithashtu

Presion ndërkombëtar për Dialogun, Albin Kurti përballet me kritika për mungesë veprimi

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron i kanë rikujtuar sërish kryeministrit të …