Aleksander Vuçiq u bën thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës

Vuçiq: shqiptarët nuk do të binden me një status të autonomisë brenda Serbisë, pasi 99.99 për qind e tyre janë për pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për RTS-në, duke folur për planin franko-gjerman, ka zbuluar detaje të procesit dhe takimit të së hënës në Bruksel. Sipas tij plani i dorëzuar nga presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë ka qenë dokument i panegocieshëm,  “merre ose lëre”. Serbia është kërcënuar me pasoja nëse refuzon duke theksuar se kjo do të ndodhte duke i tërhequr investitorët dhe duke i shuar mijëra vende pune në Serbi. Vuçiqi ka thënë se kjo ka mundur të ndodhë pasi kompani të fuqishme janë tërhequr nga një treg i madh siç është Rusia për një kohë të shkurtër. Ai u shpreh se  në një përgjigje që u ka dërguar ndërmjetësve u ka thënë se është i hapur për bisedime, për veç njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në OKB. Vuçiq  është zotuar se derisa të jetë kryetar i Serbisë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur, edhe pse pavarësia e saj është realitet dhe se shqiptarët nuk do të binden për një status të autonomisë brenda Serbisë. Të ndalemi së gënjyeri veten. Kjo nuk do të ndodhë më kurrë. 99.99përqind e shqiptarëve janë për pavarësinë e Kosovës dhe kjo s’do të ndryshojë” ka thënë Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës, nga …