Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehet i lumtur që do të fillojë dialogun e brendshëm për Kosovën, në mënyrë që të çlirohemi nga mitet tona dhe gënjeshtrat se çdo gjë në Kosovë është e jona, por edhe gënjeshtrat se atje nuk kemi asgjë”. Lidhur me shpalljen e pavarësisë së Katalunjës, ka thënë se ekziston vetëm një e drejtë ndërkombëtare, e cila nuk mund të shkelet, dhe se bashkësia ndërkombëtare ka treguar hipokrizinë duke e mbrojtur në këtë rast, por duke e shkelur në të njëjtën kohë në rastin e Kosovës. “Sado që jemi në anën e Spanjës, e cila ka treguar një miqësi të sinqertë me Serbinë, për arsyet e veta, siç është Katalonia apo Baskia, e di se për çdo serb është e vështirë të shoh hipokrizinë zhurmshme çdo ditë, në lidhje me respektimin e integritetit territorial. Vetë jemi fajtorë, sepse kemi nevojë të dimë se çfarë idiotësh ishim kur kemi dërguar kërkesën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, me të cilën Kosova ka fituar legjitimitetin për veprimet e saj. Ne kishim atëherë në pushtet njerëz të tillë si: Tadiç dhe Jeremiq. Kjo tani për neve është një gur i frikshëm në këpucë në të gjitha diskutimet”, tha presidenti serb.
Kontrolloni gjithashtu
Gjyqtari i Gjykatës Speciale, Charls Smitt, ka kërcënuar Shukri Bujën të përgjigjet, ose do të merren masa kundër tij
Seanca, ku dëshmoi ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, në Hagë, ishte mbyllur për publikun me …