Përveç komunitetit serb në hartimin e Statusit të AKS-së. do të duhej që të përfshiheshin edhe komunitetet tjera ka thënë kryetari i shoqatës së malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq. Gjatë një interviste dhënë medieve, Vujiçiq, ka veçuar se për hartimin e statusit të AKS-së pret që të jetë paksa më i definuar roli i komuniteteve pakicë në kuadër të këtyre komunave të cilat do ta përbëjnë këtë Asociacion, sepse në të nuk jetojnë vetëm serbët, por edhe malazezët, romët dhe pakicat tjera. Në atë pjesë që ka të bëjë me hartimin e statutit, komuniteti malazez duhet të ketë të drejtë pjesëmarrje, jo në kuptimin që pa ne nuk mund të bëhet assesi, por që brenda AKS-së edhe pakicat tjera të kenë mundësinë e tyre, ka shtuar ai. Vujiçiq, ka pranuar se formimin e AKS-së nuk e sheh si fitore apo si humbje as për Beogradin, por as edhe për Prishtinën.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme
Gjatë fjalës së tij në shënimin e ditës së clirimit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
