Vetëvendosje e fton ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj që të raportoj për situatën me virusin korona në Kosovë

VV këmbëngul në dialog: Konjufca arsyeton vonesat dhe paralajmëron letra të reja nga Kurti

Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur paralajmërimeve të opozitës për protesta duke insistuar se zgjidhja e bllokadës duhet të bëhet përmes dialogut politik. Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, bëri të ditur se Albin Kurti do t’u drejtohet sërish liderëve opozitarë me ftesa për të gjetur një marrëveshje për kapërcimin e situatës. Konjufca mbrojti qëndrimin e partisë së tij, duke deklaruar se përpjekjet për marrëveshje janë më të dobishme sesa dërgimi i vendit në zgjedhje të reja apo skenat e dhunës në seancat e kaluara. Ai mohoi se po bëhen shkelje kushtetuese, edhe pse Vetëvendosje ende nuk ka ndërmarrë hapa për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive brenda afatit prej 48 orësh, siç parashihet me Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ferit Hoxha: Rrjedha e Ibrit nuk është pronë e Serbisë, uji nuk përdoret si ‘armë’ ndaj Kosovës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të …