PDK-ja dhe AAK-ja i kanë ruajtur komunat ku kanë qeverisur gjatë mandatit të kaluar

Opozita paralajmëron rrugën dhe protestat: “Nuk mjaftojnë më institucionet”

Përplasja politike për konstituimin e Kuvendit po merr përmasa të reja, duke rrezikuar të bartet nga salla e parlamentit në rrugë. Të përballur me kushtëzimin e procesit konstituues me një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, përfaqësues nga opozita kanë paralajmëruar kalimin në veprime jashtë institudionale dhe mobilizim qytetar. Në radhët e PDK-së dhe AAK-së po rriten zërat se rrugët ligjore e parlamentare nuk po japin më rezultat. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, u shpreh se dërgimi i lëndëve në Gjykatën Kushtetuese nuk ka më kuptim, pasi sipas tij ka pasur shkelje të përsëritura pa asnjë pasojë. Po nga kjo parti, deputeti Artan Behrami bëri thirrje të drejtpërdrejtë për protestë, ndërsa deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, kërkoi mobilizim të gjithanshëm për ta ndalur këtë proces “si në Kuvend, ashtu edhe në rrugë”.

Kontrolloni gjithashtu

Ferit Hoxha: Rrjedha e Ibrit nuk është pronë e Serbisë, uji nuk përdoret si ‘armë’ ndaj Kosovës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të …