Wesley Clark

Wesley Clark: Fjalët për luftë në Kosovë nuk më shqetësojnë, sepse i di mirë kapacitetet të cilat i disponon NATO-ja

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, është cituar të ketë deklaruar  se Kosova duhet ta forcojë sovranitetin e saj dhe ta kontrollojë pjesën veriore, pasi  përveç çështjes së targave, ka edhe mënyra të tjera për ta treguar sovranitetin. Situata mes Kosovës dhe Serbisë është më ndryshe. Ajo që dua të them është se Kosova duhet ta forcojë sovranitetin e saj dhe ta kontrollojë pjesën veriore të vendit. Ndërsa në Beograd, kemi një ambasador të madh, ai është Kristofer Hill, i cili e kupton shumë mirë situatën. Ai ishte ambasador edhe në Maqedoni gjatë kohës së luftës në vitet 1998-1999. Ai është në vendin dhe momentin e duhur.  Clark tha  me këtë rast se dialogu Kosovë – Serbi duhet të ketë vazhdimësi, pasi kjo do jetë në interesin e qytetarëve të Kosovës. I pyetur se a ka rrezik për ndonjë luftë, Clark tha se duke ditur kapacitetet e NATO-s kjo nuk e shqetëson aspak. Gjithashtu edhe në Kosovë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë emëruar një ambasador të mirë. Situata është më e sigurt në Kosovë, duke konsideruar edhe rolin e KFOR-it. Duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë, edhe nëse ka shumë dallime e probleme. Kjo është edhe në interesin e qytetarëve të Kosovës. Nuk jam shumë i shqetësuar për Ballkanin, sepse e di që NATO është aty për të intervenuar shpejtë nëse shkaktohen trazira. Fjalët për luftë nuk më shqetësojnë, sepse i di kapacitetet e NATO-s”, deklaroi Clark.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …