Viliam Voker: Duhet të krijohet një gjykatë për krimet serbe në Kosovë, e cila heton gjeneralët dhe ministrat e Sllobodan Millosheviqit

William Walker ka ngritur dilema e dyshime për largimin e grupit të armatosur nga manastiri i Banjskës, në veri të Kosovës

Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, qytetari i nderit të Reçakut dhe miku i madh i shqiptarëve, Viliam Voker, ka ngritur dilema dhe dyshime të bazuara për largimin e grupit të armatosur serb nga Manastiri i Banjskës, duke kërkuar që rastin ta hetojnë  autoritetet e KFOR-it, Ai thotë se duhet të kuptojmë se kush janë ata persona, kush i ka autorizuar dhe ku e kanë marrë gjithë atë armatim. Kur palët janë duke negociuar për normalizim të marrëdhënieve atëherë si është e mundur që kjo të ndodhë? Vuçiq ka shumë pyetje për t’iu përgjigjur tani.  Është e rëndësishme tani që Serbia ti ekstradojë sulmuesit për në Kosovë dhe kështu të fillojë një proces gjyqësor ndaj tyre. Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se Mitrovica e Veriut i takon Republikës së Kosovës dhe nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës. Ngjarja e rëndë e 24 shtatorit tregon edhe njëherë se sa i rrezikshëm mund të jetë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku serbët mund të fitojnë autonomi në pjesën veriore të vendit. Besoj që tani komuniteti ndërkombëtar do të reflektojë pas asaj çfarë ndodhi me 24 shtator, ka shkruar mes tjerash, Viliam Voker.

Kontrolloni gjithashtu

Sergio Mattarella uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë duke theksuar përkushtimin për stabilitetin e integrimin evropian

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Italisë, Sergjo Mattarella, …