Xhaçka: Kostoja e izolimit të Ballkanit Perëndimor është shumë më e lartë se kostoja e integrimit

Ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka marr pjesë në Forumin e Dubrovnikut “Gjeopolitika Post-Pandemike: Së bashku në një botë veçmas”. Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve, ajo theksoi se Bashkimi Evropian duhet të jetë i vetëdijshme se kostoja e izolimit të Ballkanit Perëndimor është shumë herë më e lartë se kostoja e integrimit. “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e merituan të merrnin një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Pavarësisht se u premtua kjo datë nuk u dha e nuk dihet ende se kur kjo konferencë mund të mbahet. Megjithatë ne nuk jemi të demovituar. Përkundrazi,  ekziston një motiv i përbashkët midis vendeve të rajonit tonë për të mos ju dorëzuar karantinës së integrimit,  por për të punuar së bashku, me synimin e qartë të ndërtimit të Evropës brenda hapësirës sonë të përbashkët” theksoi ministrja e Shqipprisë, Olta Xhaçka. Ajo shtoi më tutje se karantinimi i popujve gjatë pandemisë është i ngjashëm me karantinën izoluese të vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkak të mosmarrjes së një vendimi për zgjerimin nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …