Brickos

Xhafer Shala (2.1.1979- 12.5.2010)

Xhafer Shala (2.1.1979- 12.5.2010)

Xhafer Shala u lind me 2 janar të vitit 1979 në Rogovë të Hasit, nga prindërit Abaz e Esma Shala të cilët sollën në jetë: Muamerin, Enverin, Xhaferin, Kamerin, Ekremin dhe Samiren
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje.
Në maj të vitit 1998 kyçet në radhët e UÇK-së, në shtabin lokal në Rogovë të Zonës Operative të Pashtrikut, me pastaj kalon në Zonën e Dukagjinit në Koshare, në operacionin “Shigjeta”. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ai vazhdon punën në TMK ku me sukses kreu kurset për oficer.
Pas rënies së dëshmorëve të kombit me 21 prill të vitit 2000, Sherif Junuzit dhe Enver Bajramit, Xhaferi kyçet në UÇPMB, në fshatin Breznicë. Pas varrimit të dy Dëshmoreve, fillon aktivitetin e tij në Breznicë për themelimin e Brigadës 112 në fillim merrej me bartjen e armatimit dhe sjelljen e ushtrave të rinj nga Kosova dhe viset tjera. Më vonë pas formimit të brigadës 112 merret me organizimin e logjistikës në kuadër të kësaj Brigade si në rregullimin e depove të armatimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e armëve dhe municionit. Më vonë pas avancimit në teren në Breznicë të poshtme merret edhe me formimin e strukturave të tjera të brigadës si formimin e njësisë speciale të quajtur “QENDRESA” ku emërohet zëvendës komandant i njësisë speciale ku në kuadër të kësaj njësie kryen me sukses të madh një varg aksionesh
Ka marrë pjesë në luftimet që janë zhvillua me 23 tetor të vitit 2000, me 9 e 21 nëntor të vitit 2000 në Tërnoc të vogël. Më 3 e 21 prill të 2001 në Vratagosh, pastaj në aksionin e përgjithshëm ku merren pikat e Lluqanit të Tërrnocit të vogël dhe bëhet një avancim i madh në terren ku pas këtij aksioni duke u kthyer në Breznicë nga Dobrosini.
Asokohe, Xhaferi ndalet dhe arrestohet nga KFOR-i amerikan dhe mbahet plot 74 ditë në kampin e Bonstillit. Pas lirimit nga Bonstilli ai prapë i kthehet detyrave të veta kësaj radhe më të avancuara në Tërnovc të madh, ku avancohet në pozitën e zëvendës shefit të operatives pranë “Brigadës 112” dhe ku kryen me sukses të madh detyrë si dhe shumë detyra tjera, pas Marrëveshjes se Konqulit.
Me sistemimin e armatimit duke marrë parasysh që marrëveshja nuk ishte në favor të Shqiptarëve dhe nuk ishte qellim i luftëtareve dhe Dëshmorëve të Kombit që me kësi lloje marrëveshje të shuhet ideali i idealistëve tanë që kishin për qëllim Bashkimin e tokave tona.
Pas sistemimit të armatimit Xhaferi kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Iliridë, ku lufta sapo kishte filluar. Ai bashkë me udhëheqjen e luftës biseduan dhe ranë në marrëveshje të përbashkët për armatimin që ishte në Kosovën Lindore, me qëllim që të mbartej në Maqedoni ku sipas nevojës të shpërndahen në Kumanovë dhe në Tetovë.
Pas bartjes së armatimit menjëherë aktivizohet aty ku ishte nevoja deri në përfundim të luftës
Duke mos u pajtuar me Marrëveshjes së Ohrit, Xhaferi bashkë me shokë u pozicionuan në vazhdimin e luftës, deri në fitoren e plotë.
Në vitet 2003-2004 fillon aktivitetin në Maqedoni, pikërisht në fshatin Kondovë, ku ishte njëri ndër organizatorët kryesorë në shërbim të Atdheut dhe për Bashkim Kombëtar. Me mundim të madh arriti bashkë me shokë ta formojnë brigadën e cila u quajt Brigada e “Kondovës”, ku edhe një herë u emërua si shef operativ i Brigadës dhe vazhdoi aktivitetin. Me të arritur marrëveshja e liderëve shqiptarë të Maqedonisë Menduh Thaçi e Ali Ahmeti për tërheqje nga Kondova, Xhafer Shala me shokë tërhiqet nga Kondova për në Malësinë e Tetovës në fshatin Buzovc, ku aty qëndroj disa muaj.
Ai kishte zbritur nga Malësia për tu takuar me disa shokë, ne Tetovë rreth vazhdimit të mëtutjeshëm për mbrojtjen dhe Çlirimin e tokave tona, por zbulohet nga organet e fshehta të Maqedonisë . Në vendtakimin e tyre befasisht ndërhyn forcat speciale të Maqedonasve ku ka qenë Xhafer Shala me bashkëluftëtaret. Pas shkëmbimit të zjarrit ndërmjet luftëtarëve të lirisë dhe sllavo maqedonasve bie heroikisht bashkëluftëtari Liridon Dermaku nga Dardana, kurse nga ana e armikut kishte pasur më shumë viktima. Xhaferi kishte arritur suksese gjatë luftimeve. Ai kurrë nuk pushoi s`kërkuari bashkimin e tokave tona. Riorganizimi i sërishëm filloi rreth viteve 2008-2010 ku Xhafer Shala me bashkëluftëtarë kishin arritur edhe një herë që ti dalin zot Popullit të Iliridës. M 12 maj të vitit 2010 Xhafer Shala ra heroikisht, për të mos vdekur kurrë, në Radushë të Shkupit bashkë me Harun Aliun, Shaban Zenunin dhe Qemajl Fejzullahun. (Avdyl Krasniqi)

Kontrolloni gjithashtu

Nazmi Xhemajl Bashota (9.4.1975 – 4.5.1999)

Nazmi Xhemajl Bashota (9.4.1975 – 4.5.1999)

Nazmi Bashota u lind më 9 prill të vitit 1975 në fshatin Kushtrim (ish-Cerovik). Babai …