Xhavit Haliti

Xhavit Haliti ka pranuar se Kosova nuk e kontrollon pjesën veriore të Mitrovicës, as komunat në veri

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë të ditur se serbët të cilët janë pjesë e Policisë së Kosovës dhe veprojnë në veri të Mitrovicës, marrin paga edhe nga shteti i Serbisë. Këto fakte, nënkryetari i kuvendit, i ka prezantuar  gjatë takimit me delegacionin e Lëvizjes Evropiane Daneze, të cilët e vizituan Kuvendin e Kosovës. Ata e kanë pyetur, zotëri Halitin në lidhje me shtrirjen e sovranitetit dhe ndikimin e institucioneve të Kosovës në veri të vendit, zhvillimin e dialogut me Serbinë, avancimin dhe progresin që ka arritur ky dialog në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, raporteve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.  Haliti ka pranuar se  Kosova nuk e kontrollon pjesën veriore të Mitrovicës dhe veriun  në përgjithësi, edhe pse bashkësia ndërkombëtare i ka njohur kufijtë e Kosovës të  vitit 1974. Ne e dimë se shteti serb paguan paga të dyfishta edhe për policinë e cila punon në uniformat e Kosovës në veri, po ashtu kemi informacione se ata kanë edhe uniformat shtesë të Serbisë që i mbajnë nëpër shtëpitë e tyre për ndoshta një rast të veçantë kur mund të ju nevojiten atyre që t’i veshin, ka thënë mes tjerash, Xavit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

21 vjet nga masakra mizore e civilëve shqiptarë në Mejë të Gjakovës nga forcat policore e ushtarake serbe

Procedurat ligjore për krime të luftës, që ka kryer Serbia në Kosovë, kanë shkallë tejet të ulët të përfundimit me aktgjykime

Procedurat ligjore për krime të luftës, që ka kryer Serbia në Kosovë, vazhdojnë të kenë …