Xhejms Rubin: Kremlini po përdor informacionin si mjet lufte, për të përçarë aleatët e Amerikës në Ballkan

Diplomati amerikan, Xhejms Rubin, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se Kremlini po përdor “informacionin si mjet lufte” për të përçarë aleatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan. Ai ka kërkuar nga mediat në rajon të rrisin përpjekjet për të zbuluar dezinformimin rus dhe për ta dalluar atë nga e vërteta. Rubin, i cili është koordinator për Amerikën  në Qendrën Globale e Angazhimit të Departamentit të Shtetit, u bëri thirrje mediave në rajon t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për identifikimin e dezinformatave ruse dhe dallimin e tyre nga informacioni i vërtetë. Kremlini po përpiqet të përdori çdo teknikë që mundet për të ndarë Perëndimin në mbështetjen e tij për Ukrainën”, tha ai. Rubin foli për shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë në Sofje, në një nga ndalesat gjatë turneut të tij aktual evropian. Qëllimi i tij gjatë këtij turneu është të angazhohet me qeveritë dhe t’i inkurajojë ato të kultivojnë vendosmërinë për të identifikuar dezinformimin dhe të kenë aftësinë për të ndërmarrë veprime efektive kundër tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …